Ish deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ermira Mehmeti, në një prononcim ekskluziv për News33 ka folur rreth spekulimeve të fundit që u përhapën se kjo e fundit do të ri-kthehet në politikë.

Mehmeti në prononcimin e sajë ka mohuar një gjë të tillë dhe ka deklaruar se ç’do ofertë për rikthim në politikë e ka refuzuar.

“Çdo lajm i publikuar lidhur me mua paraqet vetëm spekulim dhe përpjekje për senzacionalizem mediatik. Të gjitha propozimet dhe ofertat për ri-angazhim ne politike i kam refuzuar sepse siç e kam bërë të ditur disa herë deri me tani, unë jam tërhequr tërësisht nga politika dhe jeta publike”, ka thënë fillimisht Mehmeti.

Më tej ajo ka edhe një kërkesë për të gjitha mediat.

“Duke qene kështu, kërkoj nga mediat e shtypura, ato elektronike, nga portalet dhe platformat tjera mediatike qe ta respektojnë privatësinë time dhe te familjes time, dhe te mos spekulojnë me emrin tim dhe për llogarinë time”, ka përfunduar Mehmeti./News33/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…