Të paktën tetë pasagjerë kanë përfunduar në spitalin e Floridës, pasi anija gjigante me të cilën po udhëtonin filloi të lëkundet për shkak të erërave të forta.

Sipas tyre, erërat filluan të fryjnë me shpejtësi prej 185 kilometra në orë dhe për shkak të kushteve të rënda atmosferike, anija filloi të lëkundet herë në anën e majtë e herë në të djathtën. 

E për të mos ndodhur më e keqja, kapiteni i anijes është detyruar të ndalet në portin e Floridës, kurse pasagjerët e lënduar janë dërguar për tretman në spitalet më të afërta.
“Isha duke shikuar film në dhomë kur gjithçka filloi të lëkundet, menjëherë fillova të kaplohem nga paniku. Gjësendet filluan të fluturojnë nëpër dhomë, mendova se do të vdesim”, ka deklaruar Samantha Foster nga Montreali i Kanadasë.

Sipas saj, në një moment anija u stabilizua, por pasagjerë të shumtë nuk mund të ndaleshin duke bërtitur, transmeton Telegrafi.

“Shumë prej tyre e kanë kaluar natën jashtë dhomave, në hapësira të përbashkëta. Ka qenë e tmerrshme, kurrë më parë nuk jam frikësuar aq shumë”, ka shtuar Foster.
E shumë tjerë që ishin brenda anijes kanë publikuar pamje të këtij momenti ku shihen karriget e tavolinat duke fluturuar nga të gjitha anët. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Eurodeputetët, Von der Leyenit dhe Borrellit: Ngrini negociatat me Serbinë derisa të “shkëputet” prej Rusisë

Nëntë eurodeputetë nga grupi liberal “Renew Europe” i kanë dërguar një letër…

Kush do të drejtojë aeroportin në Kabul pasi të largohen forcat amerikane?

Kush do të drejtojë në fund aeroportin në Kabul pasi forcat amerikane…

Lufta me Covid-19, Kina premton ndihma shtesë për Italinë

Presidenti Xi Jinping ka bërë të ditur se Kina do të dërgojë…

Britania aprovon ekstradimin e Julian Assange

Ekstradimi i themeluesit të Wikileaks, Julian Assange në SHBA është miratuar nga…

BE: Sanksionet e reja kundër Rusisë nuk do të jenë të fundit

Sanksionet e reja të BE-së kundër Rusisë nuk do të jenë të…