Më shumë se tetëmijë njerëz janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat në Turqi, tha presidenti Rexhep Tajip Erdogan, duke shprehur mirënjohjen e tij për të gjitha vendet që ofruan mbështetje pas tërmeteve të dyfishta vdekjeprurëse.

Ai tha gjithashtu se një numër i madh prej mbi 81 mijë personash, që u lënduan nga tërmetet, janë liruar nga spitalet, njoftoi agjencia shtetërore Anadolu.

“Dëshiroj të falënderoj edhe një herë të gjitha vendet mike dhe motra që kanë mbledhur ndihma për kombin tonë ditë e natë, duke mbështetur përpjekjet tona të kërkim-shpëtimit me ekipet e tyre dhe duke mos na harruar në lutjet e tyre”, shtoi Erdogan.

Turqia nuk do ta harrojë kurrë “miqësinë që treguat në këtë ditë të errët”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Sela uron Kurtin për fitoren në zgjedhje

Ziadin Sela, Kryetari i Aleancës për Shqiptarët uroi fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje…

Berisha: Heqja e taksës së Rrugës së Kombit, një nga dy vendimet e para të PD-së në qeveri

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se një nga dy vendimet…

Reagimet për shkak të dënimit të Navalnyt: SHBA-ja thellësisht e shqetësuar, Gjermania kërkon lirimin e opozitarit rus

Shtetet e Bashkuara thanë se ishin thellësisht të shqetësuara për dënimin me…

Një ushtar i cili kishte shërbyer në Kosovë, gjendet i vdekur në mënyrë misterioze

Një trup i pajetë i gjetur të dielën në lindje të Belgjikës…

PE-ja miraton në lexim të dytë rekomandimin për liberalizimin e vizave të kosovarëve

Komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështjet e Brendshme…