Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e ka hedhur poshtë mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve, pas tërmeteve shkatërruese të muajit shkurt.

Sipas presidentit turk, zgjedhjet do të mbahen më 14 maj.

“Populli turk do ta bëjë atë që duhet, më 14 maj”, u ka thënë ai ligjvënësve në Parlamentin e Ankarasë.
Lideri turk e ka propozuar më parë datën 14 maj për zgjedhje, dhe shpreson që Qeveria e tij do të mbesë në pushtet deri më 2028.

Por, pas tërmeteve masive që kanë lënë të vdekur më shumë se 45.000 njerëz në Turqi, ka pasur dilema nëse votimet do të mbahen siç është planifikuar.

Erdogan ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për tre muaj në 11 provincat e goditura nga tërmetet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Këto janë akuzat e ngritura kundër Salih Mustafës në Gjykatën Speciale

Sot ka nisur gjykimi ndaj Salih Mustafës në Gjykatën Speciale në Hagë.…

Liderët e BE-së në solidaritet me Ukrainën: Bashkimi Evropian do të bëjë gjithçka që mundet për t’i dhënë fund luftës

Në ditën e 100 të luftës në Ukrainë, liderët e BE-së kanë…

Turqia fillon prodhimin e gjeneratës së re të municionit laserik për fluturaket pa pilotTurqia fillon prodhimin e gjeneratës së re të municionit laserik për fluturaket pa pilot

Zyrtarët ushtarakë në Turqi, kanë bërë të ditur se ky shtet ka…

Sveçla pas operacionit “Emigranti”: Shteti ynë është i determinuar për ndalimin e krimit

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se…

Palestinezët do të dorëzojnë në SHBA plumbin që vrau Shireen Abu Akleh

Autoritetet palestineze kanë rënë dakord që të dorëzojnë tek autoritetet amerikane, plumbin…