Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka akuzuar sërish vendet skandinave se janë kthyer në qendër të terrorizmit.  Këtë ai e ka deklaruar duke komentuar integrimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.

Ai vuri në dukje kushtet të të cilat duhet plotësuar Finlanda dhe Suedia për t’u bërë anëtarë të aleancës ushtarake të lartpërmendur, d.m.th. se këtë e ka përcaktuar marrëveshja në samitin e fundit të NATO-s në Madrid, raporton reuters.

Sipas tij, kushti është që këto vende të ndalojnë aktivitetet terroriste në territorin e tyre dhe t’i dorëzojnë Turqisë të dyshuarit për terrorizëm. Turqia i konsideron si terroriste disa organizata kurde dhe organizatën që ajo e quan FETO.

Ai deklaroi se Suedia dhe Finlanda mbështesin ata që Turqia i konsideron terroristë, “Ata madje ushqejnë organizatat terroriste në parlamente. Është diçka si një qendër mbarështimi. Nëse ata nuk e mbajnë atë që kanë premtuar, ne nuk mund të shohim pozitivisht anëtarësimin e tyre në NATO”, tha Erdogan.

Siç tha ai, pothuajse të gjitha vendet skandinave janë kthyer në qendra terroriste. Ai beson se kështu është edhe në Gjermani, Francë, Holandë, Britani të Madhe dhe Itali.

“Perëndimi aktualisht nuk ka të drejtë të flasë për terrorizëm”, shtoi i pari i shtetit turk.

Ndër të tjera, Suedia dhe Finlanda ranë dakord për dëbimin e anëtarëve të organizatave kurde PKK dhe YPG.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Praga, thirrje Perëndimit t’i kundërpërgjigjet Rusisë

Republika Çeke po u bën thirrje aleatëve evropianë dhe të NATO-s të…

Emërimi i Escobar për Ballkanin, Çollaku: SHBA e përkushtuar, Qeveria e Kosovës pa gatishmëri për arritje të marrëveshjes

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, emëruan Gabriel Escobar, në vend të Matthew…

“Tornadoja” ka përmbysur një varkë në liqenin e Ohrit

Moti i keq që gjatë ditës së djeshme e kaploi gjithë rajonin,…

Idrizovë, prindërit refuzojnë çdo zgjidhje përveç Njegoshit

Nëse Komuna e Gazi Babës nuk pranon kërkesën e 11 prindërve shqiptarë…

Janë regjistruar afër 1 milion qytetarë

Enti Shtetëror i Statistikës njofton se deri ditën e djeshme në ora…