Presidenti rus, Vladimir Putin, u la të priste për rreth një minutë në këmbë në një dhomë para gazetarëve, ndërsa priste të takonte homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e marra përpara takimit të së martës tregojnë Putinin duke lëvizur, duke i lëkundur këmbët para kamerave për gati një minutë përpara se të shfaqej Erdogan.

Situata në të cilën u gjend Putini ishte “një terren i panjohur” për të, sepse prej vitesh ai ka pasur reputacionin e një lideri që shpesh i lë liderët në pritje të tij.

Disa madje e kanë quajtur këtë lëvizje të Erdoganit si “hakmarrje të vogël” për takimin në Moskë në vitin 2020, kur Erdogan e priti aq shumë Putinin, saqë në një moment vendosi të ulet.

Mediat turke raportuan në atë kohë se Erdogan dhe rrethi i tij u poshtëruan pasi u detyruan të prisnin jashtë në një paradhoma në pamjet e shpërndara gjerësisht nga mediat ruse.

“Ato 50 sekonda që Erdogani e bëri Putinin të priste, duke u dukur i hutuar para kamerave, tregojnë se sa shumë ka ndryshuar pas Ukrainës”, ka shkruar në Twitter, Joyce Karam, korrespondente e lartë në organizatën mediatike të Lindjes së Mesme “National News”.

Udhëtimi në Iran është udhëtimi i parë i Putinit jashtë Rusisë që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë.

Gjatë vizitës së tij në Teheran, Putin ka zhvilluar gjithashtu takimin e tij të parë ballë për ballë që nga fillimi i agresionit me një udhëheqës të NATO-s, Recep Tayyip Erdogan.

Aty është pritur të diskutuar për një marrëveshje që do të rifillonte eksportet e grurit të Ukrainës në Detin e Zi, si dhe paqen në Siri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Korriku, muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në Tokë

Korriku ishte muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në Tokë, sipas…

Të shtëna me armë në Prizren, policia konfiskon një armë dhe shtatë fishekë

Policia e Kosovës në rajonin e Prizrenit, ka njoftuar se sot ka…

Koreja e Veriut synon të ketë forcën bërthamore më të fortë në botë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka thënë se qëllimi…

VMRO-ja kërkon zgjerimin e hetimit për rastin “Reket”

Partia e Mickoskit kërkon zgjerimin e hetimit për rastin “Reket” duke përfshirë…

Plagosen dy persona nga arma e zjarrit në Bardhosh të Prishtinës

Dy persona janë plagosur me armë zjarri në fshatin Bardhosh të Prishtinës,…