“Marreveshja është e mundshme, palët me qëndrime të përaferta”
Ankaraja po luan rolin më aktiv në përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund sulmit rus në Ukrainë. Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan duket i vendosur të ulë përballë njëri-tjetrit Volodimir Zelenskin dhe Vladimir Putinin, siç bëri kryediplomati turk Mevult Çavushollu me homologët e tij të Keivit dhe Moskës në Antalia.
Pas kthimit nga Bruskeli ku mori pjesë në samitin e NATO-s, Erdogan do të bisedojë këtë të Premte me presidentin ukrainas dhe me atë rus gjatë fundjavës ose në fillim të javës së ardhshme.
Për Erdoganin, ndërmjetësimi turk i krizës ka qenë i suksesshëm. Në takimin e Antalias, sipas tij, kryediplomatët përafruan qëndrimet në 4 nga 6 çështjet e diskutuara. Dallime në qëndrime, të cilat mbeten për t’u sheshuar është kërkesa e Moskës për njohjen e Krimesë si territor rus dhe pavarësinë e republikave separatiste të Donjeckut. Por Zelenski thotë se nuk do të lëshojë asnjë centimetër nga territori i Ukrainës.
Kievi është dakord për kërkesën e Moskës që u bë shkak për nisjen e sulmit, për mosantarësimin e Ukrainës në NATO, edhe pse kërkon që të ketë shtete perëndimore garante për sovranitetin.
Moska nuk e përjashton një takim Zelenski-Putin, por vetëm kur marrëveshja të jetë në fazën përfunditmare dhe të jetë gati për t’u nënshkruar.