Presidenti i Turqisë, Recep Taip Erdogan ka thënë se “Kosova ka ngecur në më shumë se 100 njohje sepse Amerika ka pushuar së mbështeturi”.

Këtë deklaratë i pari i Turqisë e dha teksa kritikonte Bashkimin Evropian, pasi BE-ja kritikonte Ankaranë për synimin e saj për ta bërë Qipron Veriore si vëzhguese së Organizatës së Shteteve Turke.

Sipas Erdoganit “Kosova ka ngecur në më shumë se 100 njohje sepse Amerika ka pushuar së mbështeturi”.

“Numri i vendeve që e njohin Kosovën ka kaluar 100 dhe aktualisht është rreth 120. Megjithatë, ai ka mbetur në atë nivel sepse, për fat të keq, Amerika nuk e ka përkrahur”, ka thënë Erdogan, transmeton Hurriyetdailynews.

Gjatë citimit të presidentit turk theksohet se Turqia do të bëjë gjithçka që Qipro Veriore të njihet si shtet. Bashkimi Evropian nuk e ka bërë këtë.

“BE e ka bërë të qartë në mënyrë të përsëritur, duke përfshirë edhe nivelin më të lartë politik, se BE-ja njeh vetëm Republikën e Qipros si subjekt të së drejtës ndërkombëtare, në përputhje me rezolutat përkatëse të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, ishte thënë në një komunikatë të BE-së.

Qipro është një nga pesë shtetet që ende nuk e kanë njohur Kosovën. Por vetë vendi është në një kontest në mes Turqisë dhe Greqisë.

Në anën tjetër, Turqia vazhdimisht ka thënë se ka lobuar për njohje të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Shqipëria më e rrezikuara në Evropë nga katastrofat

Shqipëria është e para në Evropë për rrezikun ndaj katastrofave natyrore, si…

Ukrainë, sulmohet treni për evakuimin e refugjatëve

Një tren pasagjerësh që po bënte rrugën për të marrë refugjatët që…

Covid-19, Tetova dhe Gostivari me më shumë të infektuar

Pas Shkupit dhe Tetovës, shifra të larta të të infektuarve me koronavirus…

Greqia i mbyll kufijtë me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Ndërprerja e lidhjes rrugore, detare dhe ajrore me Maqedoninë e Veriut dhe…

Forcohet lira pasi Erdogan publikon masat kundër dollarit

Lira turke shënoi një kthesë të madhe të hënën në mbrëmje pasi…