Autoritetet greke kanë përjashtuar çdo mundësi se zjarri në kampin e refugjatëve në Moria në ishullin Lesvos të ketë qenë zjarrvënie.

Ministria e Mbrojtjes së Qytetarëve ka kritikuar ashpër deklaratat e Sindikatës së Zjarrit sipas të cilës zjarri ishte shkaktuar nga emigrantët.

Sidoqoftë, Departamenti i Hetimeve të Zjarrit që po heton ngjarjen zbuloi nga hetimet paraprake se ka pasur një shkëndijë elektrike në shtëpinë ku ra zjarri.

Gjithashtu, nuk ka gjetje, të paktën deri më tani, të provave të zjarrvënies për zjarrin që shpërtheu pothuajse njëkohësisht jashtë kampit, ku u dogjën rreth shtatë hektarë.

Pakënaqësia e udhëheqjes politike të Ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarëve qëndron në interpretimin e nxituar të bërë nga zjarrfikësit, që të paktën për momentin nuk korrespondon me gjetjet ose provat e tjera.

Zjarri në çadrën e refugjatëve i mori jetën një gruaje dhe foshnjes së saj. Një ditë pas ngjarjes së rëndë situata në kamp duket më e qetë.

Reagon Komisioni Europian

Për ngjarjen reagoi dhe Komisioni Europian. Zëdhënësja Mina Andreeva tha se Komisioni është i gatshëm të  mbështesë autoritetet greke për menaxhimin e situatës në mënyrë që të përmirësojnë kushtet e emigrantëve.

“Komisioni mbetet i disponueshëm për të mbështetur autoritetet greke në mënyrë që ata të mund të zbatojnë masa urgjente për të të zgjidhur situatën. Përshëndesim  masat e shpallura tashmë nga qeveria greke për të adresuar problemet e “kapacitetit pritës” . Këto përfshijnë transferime shtesë brenda vendit me mbështetjen e UNHCR-së dhe fondeve të BE-së, rritje të kapacitetit të pritjes në tokë dhe rritje të kthimeve nga ishujt, përfshirë kthimet vullnetare”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…