Prokurori i Përgjithshëm i ShBA-së, Merrick Garland, e ka emëruar një këshilltar special për të hetuar rastin e dokumenteve të klasifikuara të presidentit Joe Biden.

Robert Hur, një ish-zyrtar i lartë i Departamentit të Drejtësisë gjatë presidencës Trump, do të drejtojë hetimin.

Dosjet e klasifikuara u gjetën kohët e fundit në shtëpinë e Biden dhe në një zyrë që ai përdori pas mandatit të tij si zëvendëspresident.

Shtëpia e Bardhë tha se Biden do të bashkëpunojë plotësisht me hetimin. Grupi i parë i dosjeve u gjet më 2 nëntor në Qendrën Penn Biden, një institut kërkimor i nisur nga Biden në Uashington.  Më pas ato iu dorëzuan Arkivit Kombëtar të SHBA-së.

Garland tha se një grup i dytë dosjesh u gjetën më 20 dhjetor në shtëpinë e Biden në Wilmington, Delaware. Ai shtoi se të enjten në mëngjes, avokatët e Biden thirrën hetuesit për t’i njoftuar ata për dokumentet shtesë.

Pas një hetimi fillestar nga prokurori i SHBA-së, John Lausch, Garland tha se zyra e tij vendosi që një avokat special ishte i nevojshëm për të hetuar dosjet e Biden për shkak të “rrethanave të jashtëzakonshme” të çështjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Të shtëna në Kentucky – tre të vrarë dhe pesë të plagosur

Tre policë u vranë dhe pesë u plagosën në shtetin amerikan të…

Përfshirja në Partneritet për Paqe kërkon miratimin e vendeve anëtare

Paralajmërimet e Kosovës se do të kërkojë përfshirje në Programin e Partneritetit…

Politika të mbajë duart larg vetiung-ut në polici

Ministria e Brendshme tashmë ka filluar procedurën e  vetingut apo të verifikimit…

Gjermania pret marrëveshje në Ohër për zbatimin e propozimit evropian

Gjermania pret që në rundin e ri të dialogut mes Kosovës dhe…

“Putin po na detyron të gënjejmë”, sulmohet faqja e agjencisë ruse të lajmeve

Faqja e internetit të agjencisë ruse të lajmeve “TASS” është sulmuar kibernetikisht.…