Ky është Erjon Xhenje, 19-vjeçari i cili u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e së dielës në Shkodër. Ngjarja e rëndë ndodhi teksa i riu ndodhej i ulur në një lokal në bulevardin “Bujar Bishanaku”.

Gazetarja Emi Kalaja, në një lidhje direkte në Klan News tha këtë të hënë se të gjitha të dhënat sugjerojnë për një atentat të mirëorganizuar.

Ndonëse fillimisht dyshohej që ngjarja mund të kishte ndodhur edhe për shkak të një konflikti të çastit, të dhënat e reja sipas gazetares e hedhin poshtë këtë pistë. Gjithnjë sipas të dhënave të deritanishme të gazetares, autorët kanë qenë dy. Ata kanë qëlluar të paktën 8 herë në drejtim të 19-vjeçarit dhe janë larguar një moment që janë siguruar se ai kishte ndërruar jetë.

Ndonëse autoritetet policore vijojnë intensivisht punën për identifikimin e tyre, deri më tani kjo ngjarje e rëndë nuk ka ende autor. Kalaja thotë se hetuesit shpresojnë që autorët të kenë lënë gjurmë tek arma e përdorur në krim, e cila u gjet së bashku me motorin e përdorur prej tyre.

Erjon Xhenje

Ndërkohë në lokalin ku ndodhi ngjarja mësohet se ka 5 kamera sigurie të cilat janë sekuestruar, ndërsa dëshmitarët kanë qenë të shumtë për shkak se lokali ndodhet pranë stadiumit dhe kishte klientë që po shihnin ndeshjen.

Sa i përket motiveve, ato mbeten të panjohura. 19-vjeçari Erjon Xhenje nuk rezulton person me precedentë penale. Gazetarja thotë se si ai ashtu edhe familja e tij nuk kishte konflikte me asnjë person. Ata jetonin në lagjen Guerrile dhe ishin një familje e qetë./tvklan.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Prokuroria kërkon paraburgim për një person nga Haraçina, mbante granatë dore në shtëpi

Prokuroria e Shkupit kërkon paraburgim  për një banor të Haraçinës.  Më 18 tetor…

Arrestohen 6 persona në Shkup, konfiskohen armë dhe kokainë

Policia mbrëmë rreth orës 23:30 minuta në “Debar Maallo”, në Shkup kanë…

BE-ja e shqetësuar për një përshkallëzim tensionesh në Ballkan

Shqetësimet në Bruksel për mundësinë e përshkallëzimit të tensioneve në Ballkanin Perëndimor…

Shkon në 41 bilanci i viktimave nga tërmeti në Shqipëri

Është rritur frikshëm bilanci tragjik i tërmetit të fuqishëm që tronditi Shqipërinë…

Ky është biznesmeni nga Struga që është zhvatur 260 mijë euro nga ‘grupi’ i Boki 13

VMRO-DPMNE ka publikuar të dhëna që hedhin dyshime se Bojan 13, Prokurorja…