Vladimir Putin po mbahet gjallë për të zhvilluar luftën në Ukrainë nga mjekë të huaj, ka pohuar një ekspert.

Kjo është përkundër të gjitha sanksioneve perëndimore që i janë vendosur atij, Kremlinit dhe regjimit të tij, raporton themirror.

Sipas një eksperti rus, mjekët kanë përdorur trajtimet më të fundit perëndimore për kancerin dhe për të ndaluar përhapjen tek ai.

Ky është vetëm një nga shumë shqetësimet që janë ngritur nga ekspertët e luftës që nga fillimi i pushtimit në Ukrainë më 24 shkurt.

Tani thuhet se 70-vjeçari është në ‘vitin e fundit’ të pushtetit, sipas një eksperti rus.

Valery Solovey, një ekspert rus, tha për mediat ukrainase se është “i sigurt” se Putini po merr terapi që nuk është e disponueshme në Rusi.

“Mund të them se pa këtë trajtim [të huaj], ai definitivisht nuk do të kishte qenë ende në jetë. Kjo është absolutisht e sigurt. Ai po shfrytëzon trajtimet më të avancuara dhe terapinë që nuk mund ta siguroni në Rusi. Unë do të thoja se trajtimi ka qenë shumë i suksesshëm. Ata e kanë trajtuar shumë mirë”, tha ai.

Pavarësisht se despoti thuhet se merr këtë trajtim, Solovey thotë se “fundi është tashmë në dukje, edhe sipas mjekëve që po kurojnë këtë trajtim, sepse asnjë mjekim nuk mund të jetë pafundësisht i suksesshëm”.

Plani i Putinit kur nuk mund të vazhdojë më është t’ia dorëzojë pushtetin ministrit pak të njohur rus të bujqësisë, Dmitry Patrushev, 45 vjeç.

Patrushev është djali i ndihmësit të tij të besueshëm dhe të fuqishëm të sigurisë, Nikolai Patrushev, 71 vjeç, i cili dikur ka qenë në krye të FSB-së dhe një ndër arkitektët kryesor të luftës në Ukrainë.

Një tjetër pasardhës i mundshëm është Alexei Dyumin, 50 vjeç, një ish truprojë e Putinit dhe ish-zëvendës ministër i Mbrojtjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Në Bjeshkët e Rugovës, Gjilanit dhe Vitisë ka vatra të zjarrit ende të pushuara

Situata me zjarret në Kosovë është nën kontroll në gjithë vendin, megjithëse…

Publikohen “bomba” për rastin “Monstra”

Vrasja e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës ka qenë e paralajmëruar dhe…

Murtezaj: Macron favorit në sondazhe, vizioni i tij që Kosova dhe rajoni të integrohen në Evropë

Qytetarët francezë i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur kreun…

Miliona njerëz u bënë milionerë gjatë pandemisë

Më shumë se pesë milionë njerëz u bënë milionerë në të gjithë…

Ministrja Hajdari reagon pas kallëzimit penal nga Agjencia Kundër Korrupsionit

Të hënën gjatë ditës, është raportuar se Agjencia Kundër Korrupsionit ka dorëzuar…