Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, këtë të diel bëri të ditur se një muaj më parë kishte pranuar një kërkesë nga Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, rreth një kërkese për strehimin e përkohshëm të afganëve civilë në Kosovë, pasi që talibanët tashmë e kanë marrë nën kontroll edhe kryeqytetin e Afganistanit, Kabulin.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, tha për Klankosova.tv se strehimi i afganëve në Kosovë paraqet rrezik për vendin, por që sipas tij, duke pasur parasysh se edhe Kosova ka qenë në një situatë të tillë dikur, duhet ta pranojë këtë.

Ibishi tha se nuk e sheh si të qëndrueshme mundësinë që ata të transferohen vetëm përkohësisht në Kosovë, por që qëndrimi i tyre do të jetë i përhershëm pasi që të njëjtit po ikin nga një vatër lufte.

“Rrezikun e shoh shumë të madh, aty mund të inflirtohen njerëz të ndryshëm në këtë valën e refugjatëve, por assesi nuk po e shoh që ata kanë me qenë vetëm përkohësisht”.

“Aty shoh edhe elemente të inflirtimit të talibanëve dhe të jenë elemente turbulluese, por është ai aspekti humanitar që jemi përballur edhe ne, dhe edhe ne duhet të kemi mirëkuptim në aspektin humanitar”, është shprehur Ibishi, njofton Klankosova.tv.

Sa i përket numrit të njerëzve se sa ka kapacitete Kosova që t’i pranojë, ai ka thënë se numri i tyre mund të jetë simbolik.

“Ne si Kosovë jemi shteti me numrin më të madh të banorëve për kilometër katror dhe në kuadër të kapaciteteve tona ekonomike e gjeografike mund të pranojmë një numër simbolik ndërsa institucionet e Kosovës duhet të dalin me një numër se sa ka kapacitet pranimi”.

“Ata kur vijnë, më pas kërkojnë që t’u bashkohet edhe familja e ngushtë, por do të ketë edhe ardhje të tjera, pra nuk duhet të presim vetëm një ardhje”.

“Pra, Qeveria e Kosovës duhet të dalë me një numër se sa ka kapacitet që të pranojë popullatë afgane dhe duhet ta ketë parasysh edhe aspektin e sigurisë”, është shprehur Ibishi.

Kurse, Drizan Shala, gjithashtu ekspert i çështjeve të sigurisë, tha se ardhja e qytetarëve civil afganë në aspektin human është gjë e mirë, por që Kosova duhet të ketë kujdes sa i përket qëndrimit të tyre këtu, pasi që sipas tij është problem verifikimi i tyre.

“Në një proces të stërzgjatur është rrezik për Kosovën që të ketë inflirtime nga talibanët në popullatë civile dhe të ketë pasoja kjo pastaj”, është shprehur Shala, njofton Klankosova.tv.

Sipas tij, Kosova ka një kapacitet prej tri kampeve për të strehuar popullatën civile afgane në një numër prej 5 mijë deri në 10 mijë njerëz.

“Ne kemi pasur rastin e emigrantëve sirianë ku ne kemi qenë të stërngarkuar. Unë shoh pozicionimin e tyre në tri baza, në Prizren, në bazën ushtarake në Gjakovë dhe në Vushtrri, pra këto kampe kanë kapacitet prej 5 mijë deri 10 mijë njerëz që t’i strehojnë”, tha Shala./KK/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…