Avdullah Hoti sot ka marrë besimin e 61 deputetëve për ta drejtuar qeverinë e re.

Gjatë seancës Hoti tregoi edhe përbërjen e ekzekutivit që vjen si rezultat i marrëveshjeve të partive LDK-AAK-Nisma- Lista Serbe.

Por cila ishte marrëveshja e lidhur në mes të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Listës Serbe ku kjo e fundit do t`i mbajë tri pozita me Goran Rakiqin si zëvendëskryeministër dhe ministër i Pushtetit Lokal dhe Dalibor Jevtiqin si ministër për Kthim dhe Komunitete.

Klan Kosova ka siguruar dokumentin ekskluziv të ujdisë mes dy partive që mban firmat e Isa Mustafës dhe Goran Rakiqit.

Në mesin e pikave të marrëveshjes është se të dyja palët nuk mbështesin mocione mosbesimi që janë inicuar në të kaluarën edhe parti të tjera në parlament.

“Lista Serbe është pajtuar që të vendosë marrëdhënie të përbashkëta dhe t’i çojë përpara në nivelin qendror në mandatin e shtatë legjislativ”.

“LDK dhe Lista Serbe pajtohenqë çdo emërim dhe shkarkim që vjen nga radhët e anëtarëve të Listës Serbe mund të bëhet në koordinim dhe marrëveshje të të dyja palëve”.

Në marrëveshje përmendet edhe dialogu Kosovë-Serbi i ndërmjetësuar nga BE-ja ku potencohet nevoja për vazhdimin e tij, njofton Klan Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Avasiloaie: Rusia ka më shumë se 1500 ushtarë të stacionuar ilegalisht në Transnistria

BOTË / EVROPA Avasiloaie: Rusia ka më shumë se 1500 ushtarë të…

Serbi i quan shqiptarët terroristë, kërcënon Kurtin: Do t’ja vë flakën tërë familjes tuaj

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është kërcënuar…

ASh kërkon përgjegjësi për vdekjen e Qerimit: Të konfirmohet pafajësia e të akuzuarve në rastin “Alfa”

Nga Aleanca për Shqiptarët kërkojnë hetim mbi rrethanat e vdekjes së Rexhaië…