Ekipi i Kosovës ka mbërri tashmë në Tokio të Japonisë, ku do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të xhudos. Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Loriana Kuka e Akil Gjakova do të kërkojnë medalje në këtë eveniment prestigjioz

Kontingjenti i ekipit të Kosovës në xhudo ka mbërri tashmë në kryeqytetin japonez, Tokio, ku do të mbahet Kampionati Botëror i xhudos, shkruan Gazeta Express.

Kosova do të prezantohet në këtë eveniment prestigjioz të xhudos me pesë garuesit elitarë, Malinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Loriana e Kuka e Akil Gjakova, të cilët do të kërkojnë medalje.

Botërori 2019 do të fillojë më 25 gusht dhe do të përfundojë më 1 shtator.

Kosova i ka shpresat më të mëdha tek Majlinda për medalje të artë, ndërsa në këtë Botëror kampionia olimpike mund të përballet me japonezen kampione e botës, Abe Uta.

Kjo përballje eventuale nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos është vlerësuar si “duel ëndrrash”. /Gazeta Express/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Rreth 50 mijë të vdekur nga COVID-19 në Brazil

Brazili është afër arritjes së shifrës prej 50 mijë të vdekurve nga…

Shënohet viktima e dytë nga koronavirusi në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë informon se një pacient me koronavirus  ka ndërruar jetë…

Kurti: Qeveria e punës, drejtësisë dhe barazisë do të rikthehet shumë shpejt

Përfaqësues nga Lëvizja Vetëvendosje, në kuadër të Javës së Lëvizjes, kanë zhvilluar…

Një strukturë partiake e veshur në dimia grashë

/ EDITORIAL / BDI-ja, kjo “parti kombëtare”, pse nuk premton qoftë edhe…

90 vjet anëtare e FIFA, urimi i Infantino për FSHF

90 vjet më parë, Federata Shqiptare e Futbollit u pranua si anëtare…