Në intervistën e Sulejman Rexhepit, dhënë TV Lajm, për sa i përket regjistrimit të “bashkësive fetare islame” të reja, efendi Rexhepi hedh dyshim të rëndë në elementë të caktuara të shtetit. Ai fajëson vetë shtetin dhe, këtë fajësi e provon përmes një kërkese të kryetarit të Komunës së Kumanovës kur ka dashur të iontervenojë në prishjen e objektit të egër të Sadullah Bajramit, për ç’gjë ndihmë dhe asistencë teknik ka kërkuar nga pushteti qendror, do me thënë, nga qeveria. Megjithatë, këtu qeveria është treguar e shurdhër dhe, sot, kemi një “bashkësi islame” me xhami të veten, me “lider” të vetin, duke aluduar Sulejman Rexhepi në hoxhën nga Kumanova, Sadulla Bajramin.
“Ka qenë te unë, e kam pranuar në zyre. E kam lutur Sadulla Bajramin që të hiqet nga mercenarizmi, të tërhiqet nga lojërat nëntokësore dhe, pasi ia kam shpjeguar mirë punët, ai ka pranuar që të veprojë institucionalisht. T’i sjellë projektet, ta ngrisë iniciativën përmes BFI-së, t’i derdhë paratë të siguruara nga nëntoka në xhirollogarinë e BFI-së dhe vetë t’i menaxhojë, duke mbajtur unë plotësisht përgjegjësi dhe duke i garantuar se askush nuk mund ta pengojë në njijetin e mirë. Pas këtij muhabeti, ai kurrë më nuk erdhi në BFI dhe ia nisi në të egër ta ndërtojë objektin e vet. Pa dyshim, në kët aktivitet mafioz dorë ka pasur edhe myftiu aktul i Kumanovës dhe, tash, në atë objekt është “bashkësia islame ehli sunet ve xhema.E dini shumë mirë se, para do kohë, nga ai xhemat u arrestuan tetë persona, radikalistë, për të cilët nuk u fol shumë, i zbuluan dhe e përhupën muhabetin. Dhe, kush përzihet në këto punë? Qendra! Këtë na e dëshmon edhe vetë kryetari i Komunës së Kumanovës. Pa dshim, po shihet që qendra (qeveria aktuale) ka synimet dhe planet e veta në këto punë por, ishalla nuk ju realizohen.”, thotë Sulejman Rexhepi!
Sipas efendi Rexhepit, deri kohë më parë, territori i Maqedonisë së Veriut ka qenë absolutisht më i qeti, më i paprekuri prej radikalizmit, jo që nuk ka pasur, por, ia kam arritur që prej tyre të marr deklarata me shkrim, duke më premtuar se nuk do të tollovisin punë por do të respektojnë Kushtetutën e BFI-së duke vepruar konform shkollës juridike hanefite. Nën drejtimin tim kurrnjëherë nuk ka pasur probleme të natyrës së radikalizmit në Maqedoninë e Veriut. Ka vluar radikalizmi dhe elementet e huaj në Kosovë, kanë vluar në Shqipëri, ka vluar gjithandej! I vetmi vend që ka qenë i suksseshëm në ruajtjen e pastërtisë së islamit burimor, ka qenë Maqedonia e Veriut.
“Fatkeqësisht, sot kemi të regjistuar pesë bashkësi fetare islame, kemi mbi 12 grupe religjioze të regjistruar dhe sa të tjerë do të regjistrohen! Nga ana tjetër nuk kemi asnjë organizatë tjetër që do t’i konkurrronte Kishës Ortodokse Maqedonase! A preke në KOM ke prekur në shtet! Kurse shteti thotë se jemi të barabart para ligjit! Rrenë kjo!”, përfundon Sulejman ef. Rexhepi

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Instituti Robert Koch: Pandemia mund të zgjasë dy vjet

Në Gjermani jeta publike gati minimizohet. Instituti prestigjioz gjerman “Robert Koch” vlerëson, se…

Përgjimi i opozitës ruse në Beograd, Von Cramon: Serbia duhet të zgjedh nëse dëshiron t’i bashkohet BE-së apo të vazhdoj të rreshtohet me Moskën dhe Pekinin

Eurodeputetja Viola Von Cramon, ka reaguar lidhur me veprimet e Serbisë për…

Osmani pret në takim ish-presidentët Sejdiu, Jahjaga dhe Pacolli

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim tre ish-presidentët e…

Rreth 10 milionë të prekur me COVID-19 në të gjithë botën

Numri në rang botëror i infeksioneve me koronavirus po arrin në 10…

Shqiptarët e Shkupit të pambrojtur nga shteti, huliganët maqedonas sulmojnë, shqiptarët arrestohen

Përmes rrjeteve sociale dhe reagimeve në media, qytetarë të shumtë janë ankuar…