A mundet që një institucion fetar, siç është BFI-ja, të jetë “antologji” e rrenave, e vetëlavdërimeve, e snobizmit, e injorancës dhe hipokrizisë? Jo dhe, shyqyr që në memorjen e opinionit tonë Bashkësia Fetare Islame është “konzervuar” si në institucion i shenjtë dhe, fatmirësisht, Shaqir Fetai përfaqëson ekskluzivisht bashkësinë e vet “fetare” private.
Le të bëhet një analogji me situatën aktuale në Rusi? Putini nuk është udhëheqës shtetëror që doli pa pritur e pa kujtuar! Ai është një “lider” i cili erdhi deri këtu falë “tolerancës” së botës demokratike! Për të, si për një neodiktator i tmerrëshm, e ka ditur e mbarë bota, megjithatë, e ka toleruar, sepse, është “i zgjedhuri” i një populli! Populli e duron diktaturën e tij, politikën, sjelljen antinjerëzore, agresivtetin e tij! Qindra burrshtetas e kanë vizituar, ia kanë mundësuar takimin lloj-lloj lideri botëror. Edhe sot, në pikun e çartjes së tij, e vizitojnë, e thërrasin në telefon, përshëndeten, bisedojnë për hallet e botës. Në kushte të jashtëzakonshme, çdo bisedë telefonike, llogaritet “vizitë”! Në mbrëmje apo gjatë ditës, Putin del para opinionit rus dhe si skuth vetëlavdërohet duke u thënë rusëve se, ja, sot, bisedoi me Presidentin Bajden, apo me ndonjë lider tjetër botëror! A mos do të thotë kjo se Presidenti Bajden, i paska dhënë përkrahje në politikat dhe veprimet e tij kriminale! Sapo të hapë gojën Putin, Bajdeni dhe shërbimet e tij menjëherë e kuptojnë që Putin po gënjen, po trillon, po thurrë intriga fëmijërore dhe, ndërsa flasin me orë! Ka nevojë Bajden t’i dëgjojë intrigat e kriminelit?! Jo por, kësisoj merren “monstrat” për ta analizuar anën shpirtërore e mendore të Putinit! Natyrisht, Presidenti amerikan do ta mbajë nivelin e vet dhe, bashkëbiseduesit do t’ia përcjellë një varg mesazhesh që ia bëjnë me dije vijën e kuqe dhe, ia përkujtojnë tërthorazi, pa e futur në siklet bashkëbiseduesin, të gjitha sanksionet dhe pasojat. Edhe pajtimet eventuale, edhe premtimet, edhe lëvizjet politike, të gjitha ia kuptojnë dhe fare mirë e dinë se ai ka nevojë për ta ushtruar snobizmin duke shpërndarë dengla nga më të kotat!
Bashkësia “fetare” e Shaqir Fetait po vizitohet nga ndërkombëtarë jashtëzakonisht shumë të rëndësishëm për shoqërinë dhe vetë shtetin e Maqedonisë së Veriut! Ata kanë informata të bollshme, nuk kanë nevojë të mësojnë nga Shaqir Fetai për asgjë, sepse punët e BFI-së i dinë më mirë se vetë ai! Të gjithë ndërkmbëtarët, faktorët me relevancë, e dine fare mirë se kush është Shaqir Fetai, si e uzurpoi BFI-në dhe instalacion i cilave struktura partiako-politike është në atë post të grabitur me intriga, puç e tradhëti!
Të gjithë ndërkombëtarët e dinë se, Shaqir Fetai, sapo të hap gojën rrenë, sepse, është i gatuar me rrena, është i zhvilluar dhe strukturuar me rrena e me intriga, mënyrë kjo e të vepruarit uniform për të gjithë shërbëtorët e strukturave të shërbimeve intelegjente të ndryshme. Gjithësesi që do të pasojnë edhe disa vizita që mund të jenë si shqetësim për disa lëvizje të fundit të Shaqir Fetait të cilat nuk i kontribuojnë as tolerancës, as bashkëjetesës dhe as paqes në vend.
Ndërkombëtarët perëndimorë nuk kanë nevojë të dinë se si Shaqir Fetai po ua organizuaka jetën fetare shqiptarëve që jetojnë në Perëndim, sepse e dinë që po rrenë, sepse e dinë që fjala e tij në shtetet e huaja nuk vlenë fare! Shaqir Fetai mendon dhe është i bindur abdalli se, rregullat e veprimit dhe të organizimit në shtetet perëndimore janë meritë personale e tij! Çfarë mjerani e çfarë gjynahu!
Ndërkombëtarët kanë nevojë të dinë qëndrimet institucionale anekënd botës për sa i përket agresionit barbar rus mbi Ukrainën! Asnjërit nuk i duhet qëndrim i Shaqir Fetait, sepse të gjithë e dinë se cilido “qëndrim” i Shaqir Fetait është PA QËNDRIM! Shaqir Fetai “rreshtohet” në anën e amerikanëve, sllovenëve, gjermanëve, anglezëve, polakëve etj. dhe e dënon çdo plumb rus që shkrepet kundër popullit liridashës ukrainas! Por askujt nuk i duhet ky solidarizim i këtij farë bilmezi të gatuar me rrena nga më bajatet! Shaqir Fetai e gënjeu ambasadoren amerikane, atë slloven, francez, të BE-së, siç do t’i gënjejë edhe një sërë sysh, sepse, sërish do t’ju thotë se BFI fuqishëm përkrah qëndrimet e botës kundër Putinit! A mund t’u thotë ndërkombëtarëve Shaqir Fetai se, në mbledhjen e fundit, të organiuar në filan datën, Rijaseti dhe të gjitha organet dhe institucionet e BFI-së, i sollën këto konkluzione për sa i përket agresionit rus mbi Ukrainën që po rrezikon ta përfshijë tërë botën. Le t’i numërojnë, një dy, tre… Për më tepër, a u soll ndonjë qëndrim që do t’i apelonin popullatës myslimane të vendit që të jenë në krah të refugjatëve ukrainasë që do të vërshojnë edhe në Maqedoninë e Veriut! Në këtë aspekt, a u ka folur për planin dhe projektet e BFI-së?!
Jo, Shaqir Fetai nuk dëshiron që ta përfshijë tërë Institucionin e BFI-së, sepse, BFI është vetë Shaqir Fetai! Nëse do ta përfshijë edhe qëndrimin praktik të BFI-së, atëherë, ka frikë se zbehet roli, pesha dhe “madhështia” e “lartmadhnisë”! Kjo dëshmon se, Shaqir Fertai është një diktator naiv e analfabet, serviloset e putanizohet vetëm për faktin se nuk ka fuqi dhe nuk di, ndryshe, do të bënte kërdinë me përkrahjen e nëntokës! Një përkrahje më e vogël që i erdhi, arriti që ta shkatërrojë e t’i japë fund përvojës më se pesëqindvjeçare të organizimit të të vetmit Institucion fetar islam në vend (para se ta uzurponte, sot kemi disa bashkësi të themeluara me “tolerancë”, ose me mision, nga Shaqir Fetai)!
Situata në Ukrainë është më se serioze, është kërcënuese për mbarë botën, të gjithë faktorët e vendit dhe të jashtëm nuk kanë nevojë për qëndrimin e kotë të Shaqir Fetait, por, kanë nevojë për organizimin praktik, për strategjinë, për planet konkrete të BFI-së dhe, mundësisht, për koordinimin e të gjithëve me një “qendër”! Faktorët e ndryshëm kërkojnë gjëra të prekshme, mbase do t’ia dalin që të mësojnë ndonjë gjë nga strategjia dhe vendimet e Institucionit të BFI-së dhe, aspak nuk u interesojnë qëndrimet snobiste të Shaqir Fetait, i cili, është në bashkëpunim institucional me personin i cili është i vetmi “mysliman” në vend që publikisht përkrahu luftën e Putinit kundër Presidentit ukrainas! Ky bashkëpunim i përligj të gjitha qëndrimet demagogjike të Shaqir Fetait i cili, para ndërkombëtarëve, po i fëlliq dhe po i njollosë edhe ata subjekte politike që e instaluan në krye të BFI-së duke garantuar se po bëjnë gjënë më të mirë! Shaqir Fetai ka qenë, është dhe do të jetë shëmtia më e trishtuar e BFI-së! /LMR në BFI të RMV-së/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

LMR në BFI: Ku po i dhemb Shaqir Fetait

Më 16 shkurt të vitit 2021, Shaqir Fetai, na e paska mbledhur…

Nëse Serbia e kërkon Asociacionin, edhe Kosova duhet ta kërkon Asociacionin për Luginën

Shkruan: Muhamet Kelmendi / Nuk duhet lejuar që shqiptarët nën Serbi të…

Hapja e shtabit të LSDM-së dhe VMRO-së në Lagjen e Trimave sinjal i keq për partitë shqiptare

Pas hapjes së shtabeve nga partitë maqedonase LSDM dhe VMRO në lagjen…

Lideri që i bëri 18 vjet në Parlament pa e hapur gojën

Xhevdet Hajredini /Ç’rëndësi ka se sa deputetë shqiptarë ka në kuvend, se…

Zeqirja Ibrahimi: BDI-ja nuk rrëzohet më në zgjedhje, por në shesh

Nuk di çfarë do të jenë qëndrimet partiake, ama për mua këto…