Këngëtarë, aktorë dhe modele të famshëm në të gjithë botën bënë thirrje në postimet e tyre në llogaritë në mediat sociale për solidaritet kundër sulmit të policisë izraelite ndaj palestinezëve.

Këngëtarë, aktorë dhe modele të famshëm në të gjithë botën bënë thirrje në postimet e tyre në llogaritë në mediat sociale për solidaritet kundër sulmit të policisë izraelite ndaj palestinezëve.

Vazhdojnë në të gjithë botën reagimet kundër sulmeve izraelite dhe vendimeve të gjykatës së këtij vendi për të dëbuar familjet palestineze nga lagjja “Sheikh Jarrah”. Palestinezët në Jerusalem janë hedhur në protesta prej disa ditësh por situata u përshkallëzua pasi forcat pushtuese izraelite ndërhynë të premten në përpjekje për të shpërndarë besimtarët nga xhamia Al-Aksa.

Dua Lipa, një këngëtare, kompozitore dhe modele britanike me origjinë shqiptare, bëri thirrje për shpëtimin e “Sheikh Jarrah” në postimin e saj në “Instagram”.

Këngëtari i ri pakistanez Asim Azhar shkroi, “Si e sulmon një vend adhurimi dhe adhuruesit e pambrojtur?”

Aktori pakistanez Sami Han shkroi në llogarinë e tij në “Twitter” se sulmi i Izraelit ndaj Al-Aksa ishte i papranueshëm.

Aktori dhe këngëtari Ferhan Said, në postimin e tij, postoi një video që tregon ndërhyrjen e ushtarëve izraelitë me gaz, bomba zhurmuese dhe  lotsjellës në xhaminë Al-Aksa, duke theksuar se heshtja shurdhuese e botës është një krim.

Edhe aktorja dhe aktivistja pakistaneze Naimal Khawar, në postimin e saj në llogarinë në rrjetet sociale, duke iu referuar ngjarjeve në Jerusalemin Lindor, shkroi: “Mendoni sikur kjo t’iu është bërë juve, vëllait tuaj, gruas, nënës dhe fëmijës tuaj. Si do të ndiheshit? “.

Aktori egjiptian Mohammed Henedy shpërndau një video me pamjet e ndalimit të një djali palestinez nga ushtarët izraelitë, duke e etiketuar “Shpëtoni “Sheikh Jarrah”, shkroi komentin “Ndërkohë që bota hesht, ne do t’ia dërgojmë zërin tuaj botës”./TRT/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Kurti udhëton drejt Brukselit, takohet nesër me liderët e BE

Delegacioni i Republikës së Kosovës, i udhëhequr nga Kryeministri i Republikës së…

Ish-ushtari i UÇK’së dhe UÇPMB’së nuk po mund të pajiset me dokumente në Kosovë

Sadik Aliji ka plot nëntë vjet që jeton në Veleknicë të Gjilanit.…

KE: Nuk ka asnjë lidhshmëri mes 5G dhe koronavirusit

Komisioni Evropian (KE) sot është përgjigjur ndaj dezinformatave që përhapen në media…

Rojet bregdetare greke qëllojnë me armë në drejtim të një anije turke të peshkimit

Autoritetet e Greqisë kanë bërë të ditur se kanë bërë të shtëna…

Turku i shumëkërkuar arrestohet në Shqipëri, kishte fituar 2 miliardë dollarë duke mashtruar me kriptomonedhat

Miliarderi turk, Faruk Fatih Özer, i cili ndodhej në kërkim ndërkombëtar për…