Pas arrestimit të 23-vjeçarit, Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar edhe për dy arrestime të tjera në Gostivar.

“Më 27.07.2021 në ora 16.30 në Gostivar, policët e Stacionit palicor në Gostivar, në bazë të urdhrit gjyqësor, e kanë arrestuar O.A.(29) nga Gostivari për mbajtjen e dënimit me burg prej një viti e gjysmë për kryerjen e veprës penale në bazë të nenit 235 dhe 236 të Kodit Penal. Ai është dërguar në Burgun e Tetovës për mbajtjen e dënimit”, thanë nga MPB-ja, transmeton TV21.

Rasti i dytë është arrestim pas shpalljes së fletarrestit.

“Më 27.07.2021 në ora 16.30 në Gostivar, policët e Stacionit Policor në Gostivar, në bazë të urdhrit gjyqësor, e kanë arrestuar F.N(23) nga Gostivari për mbajtjen e dënimit me burg për kryerjen e veprës penale në bazë të nenit 236 dhe nenit 131 të Kodit Penal. Ai është dërguar në Burgun e Tetovës për mbajtjen e dënimit”, thuhet në njoftim.

Paraprakisht, MPB-ja njoftoi për arrestimin e një 23-vjeçari nga Gostivari pasi ishte kapur me drogë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…