Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, ka konfirmuar se Britania e Madhe gjithashtu do të dërgojë sisteme të avancuara raketore në Ukrainë, për t’i ndihmuar të mbrohen nga pushtuesit rusë.

Ministria e Jashtme e Britanisë ka njoftuar se do të dërgojnë lansuesit M270, që mund të godasin objektivat në një distancë prej 80 kilometrave,  transmeton Telegrafi.

“Britania e Madhe qëndron pranë Ukrainës dhe ka marr një rol të rëndësishëm sa i përket furnizimit të ukrainasve me armë, që kanë nevojë ta mbrojnë vendin e tyre”, tha Wallace.

Ai ndër tjera theksoi se përkrahja për Ukrainën duhet të ndryshojë së bashku me taktikën ruse.

“Ky sistem i avancuar raketorë, do t’ju mundësojë miqve tanë ukrainas që të mbrohen më mirë nga brutaliteti rusë”, shtoi Sekretari britanik i Mbrojtjes.

Qeveria britanike gjithashtu ka njoftuar se ushtarët ukrainas do të trajnohen për të përdorur lansuesit.

Kjo lëvizje është “koordinuar” me Shtetet e Bashkuara, që konfirmuan se do t’i dërgojnë Ukrainës sistemin raketor HIMARS.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Bastisen qelitë e Grupit të Kumanovës në Idrizovë

Në orët e hershme të mengjesit, policia sot ka bastisur qelitë e…

Vjosa Osmani me vizitë treditore në Shqipëri

Ushtruesja e detyrës së presidentes, njëherësh kryetare e Kuvendit, Vjosa Osmani, nga…

Putin arreston spiunët e vet, dyshon se e mashtruan për Ukrainën

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nisur një “sulm” drejt agjencisë që konsiderohet…

Sela kërkon debat me Zaevin: Nëse Gruevski kishte arsye të më vriste, t’i çfarë arsye kishe për thikën pas shpine

Kryetari i ASH-se, Ziadin Sela, ka kerkuar debat me kryeministrin Zoran Zaev.…

Londër / gjashtë të vdekur brenda 48 orëve

Gjashtë persona u vranë në Britani gjatë ditëve të fundit në fundjavën…