E mbijetuara e dhunës seksuale ka rrëfyer në emisionin se si ishte dhunuar nga policët serbë.

Ajo ka thënë se menjëherë pasi ishte martuar, i kishte ndodhur rasti kur policët serbë e kishin tërhequr nga traktori si refugjate, i kishin marrë arin që kishte dhe e kishin therur me thikë.

“Pasi më kanë tërhequr nga traktori ku ishim me burrin e të gjithë të tjerët, më morën arin që kisha e më dërguan në një vend. Aty ishin disa policë serb, çka s’mkanë bo. Dikur më kanë therur në këmbë, më kanë thënë po ta hapim edhe një organ tjetër gjenital. Më ka rënë të fikët e pastaj më hodhën ujë për të më kthjellur”, ka thënë ajo në “Përtej Tregimit” në Kanal10.

Tutje, e mbijetuara ka folur se si burri i saj ishte kthyer në vendngjarje por nuk ka mundur të ndërhyjë, pasi që ajo ka qenë ende në duart e policëve serbë.

Megjithatë, pasi që serbët e kanë liruar, ajo ka treguar se ishte nisur duke ecur me këmbën e plagosur derisa kishte takuar burrin e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kurti: 2021 do ta kujtojmë si vit në të cilin shpresa, besimi dhe vullneti për ndryshim u bënë bashkë dhe të pathyeshëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e fundit për këtë vit…

Lufta kundër kontrabandës, Llugaliu: Veriu ka shërbyer si strehë për të fshehë aktivitetin kriminal

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, në një intervistë…

Serwer: Serbia ‘kukull’ e Rusisë në Ballkan, Washingtoni e Brukseli të zgjohen para këtij realiteti

Profesori amerikan, Daniel Serwer thotë se reciprociteti me targa është vendim i…

Mickoski flet për rastin “Monstra”, akuzon Zaevin për mashtrim

Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski mbrëmë nga Shtipi ka folur lidhur me…

Kasami i përgjigjet Ahmetit: Shpresoj të ndryshoj pushteti qendror që mos ta mbrosh krimin

Bilall Kasami sot i është përgjigjur deklaratave të Ali Ahmetit i cili…