Koreja e Veriut ka lansuar një raketë balistike në det në afërsi të bregut e saj lindor, në prag të stërvitjeve të planifikuara ushtarake mes jugkoreanve dhe forcave amerikane që përfshijnë aeroplanmbajtësen dhe vizitën në këtë rajon që zëvendëspresidentes amerikane Kamala Harris.

Ushtria e Koresë së Jugut ka njoftuar se raketa balistike me rreze të mesme veprime është shkrepur nga brigjet Taechon në Pyongyang, diku rreth orës 7 të mëngjesit, transmeton Telegrafi.

Ministria japonez i Mbrojtjes, Jasukaz Hamada, ka thënë se Japonia ka vlerësuar se raketa ka arritur lartësinë maksimale prej 50 kilometra, dhe se mund të ketë fluturuar jo sipas itinerarit të planifikuar.

Ai shtoi se raketa ka rënë jashtë zonës ekskluzive ekonomike të Japonisë, dhe se nuk raportohet për probleme në trafikun ajror.

E komanda amerikane në indo-paqësor ka pranuar se është njoftuar lidhur me këtë lansim dhe se është në konsultime të vazhdueshme me aleatët e saj – duke konfirmuar përkushtimin amerikan në mbrojtjen e Koresë së Jugut dhe Japonisë.

“Edhe pse kemi vlerësuar se kjo ngjarje nuk përbën rrezik të drejtpërdrejtë ndaj personelit amerikan, territorit apo aleatët e tanë, lansimi i raketës ka efekt destabilizues të armëve ilegale të Koresë së Veriut, që janë armë të shkatërrimit në masë”, thuhet në kumtesë.

Aeroplanmbajtësja amerikane ka arritur në Korenë e Jugut, kurse lansimi pasoi me ardhjen e kësaj anije të ushtrisë amerikane, që ka kapacitete për sulme bërthamore.

Është aeroplanmbajtësja USS Ronald Reagan, e cila do të marrë pjesë në stërvitjet e përbashkëta me forcat jugkoreane – madje këtë javë pritet ta vizitojë këtë vend Kamala Harris.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Metaversi, teknologjia e pastër, hapësira e militarizuar: Pesë zhvillime teknologjike për t’i ndjekur gjatë vitit 2022

Nëse viti 2021 ishte vit kur bota kaloi nëpër tronditjen e shkaktuar…

Vijojnë kërkimet për varret masive në Ukrainë

Mbi 440 trupa janë gjetur në këtë qytet, BE bën thirrje për…

Çfarë qëndrimi do të ketë qeveria e re e djathtë e Italisë për luftën në Ukrainë?

Giorgia Meloni, e cila u betua si kryeministrja e parë femër e…

“Kam provuar 10 herë të vetëvritem”, rrëfimi i trishtë i kosovares së dhunuar nga forcat serbe

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, ka rrëfyer se…

Sveçla dhe Mehmeti thërrasin konferencë për media pas vrasjes në Gllogjan të Deçanit

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla dhe drejtori i…