Misioni i OSBE-ODIHR ka shpallur raportin fillestar nga mbikqyrja e zgjedhjeve të djeshme në Maqedoninë e Veriut. Aty (faqe 9), bie në sy se misioni i ODIHR përmend raportime për presione të shumta ndaj votuesve në Kërçovë, Saraj dhe Zajaz, si dhe për mungesë të fketëvotimeve në komunën e Likovës, vendet ku BDI në fakt ka shënuar fitore të thella, transmeton Gazeta Lajm.
“Kur numri i votuesve të lejuar në një vendvotim ishte i barabartë me numrin e kabinave, radhët që pasuan rezultuan me turma në hapësira të përbashkëta, veçanërisht kur disa vendvotime ishin të vendosura në të njëjtin objekt. Në shumicën e vendvotimeve të vizituara personat me aftësi të kufizuara fizike nuk mund të hynë në mënyrë të pavarur. 17 Rreth 30 ankesa kishin të bënin me të drejtat e votimit të votuesve që kishin të drejtë të votonin në shtëpi apo të atyre në vetizolim, dhe KSHZ-ja konstatoi shkelje në 9 raste 18 (Shih paragrafin II.3.3.c të Kodit të praktikës së mirë për çështjet zgjedhore dhe paragrafin II.3.3.97 të Raportit Shpjegues). Një rast ka të bëjë me përdorimin e një automjeti shtetëror për fushatë nga një ministër, tjetri ka të bëjë me shpërndarjen e paligjshme të fondeve publike gjatë fushatës, bazuar në një dekret qeveritar të detyrueshëm, për të cilin KSHPK-ja i filloi procedurat penale. KSHPK-ja hodhi poshtë tre kundërshtie që pretendonin keqpërdorim të burimeve shtetërore, pasi veprimet dhe vendimet e kontestuara ishin jashtë sferës së kufizimeve të periudhës së fushatës. 20 Për shembull, një gabim shtypi në fletëvotimet në një vendvotim në komunën e Likovës me ndërprerje të votimit, I cili vazhdoi pas qartësimit të problemit. Misioni i posaçëm për vlerësim të zgjedhjeve i ODIHR-it Faqja: 9 Republika e Maqedonisë së Veriut, Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, 15 korrik 2020 Deklaratë për gjetjet dhe përfundimet paraprake MPVZ-ja e ODIHR-it pranoi raporte mbi blerjen e votave në rajone të ndryshme të vendit, si në ditët para zgjedhjeve, ashtu edhe në ditën e zgjedhjeve, veçanërisht në mesin e komunitetit rom. MPVZ-ja e ODIHR-it gjithashtu pranoi raporte mbi tension dhe presion mbi votuesit rreth vendvotimeve, veçanërisht në komunat e Kërçovës dhe Sarajit, si dhe një incident të dhunshëm të raportuar në Zajas. KSHZ raportoi të dhëna të ndara për pjesëmarrjen gjatë gjithë ditës dhe filloi t’i publikojë rezultatet paraprake menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve, duke kontribuar në transparencë. Një aplikacion i ri, i bazuar në internet, u prezantua në këto zgjedhje për transmetimin elektronik të të dhënave periodike të pjesëmarrjes, si dhe të rezultateve paraprake. Raportimi i të dhënave të pjesëmarrjes gjatë gjithë ditës u ndikua nga probleme teknike të përkohshme. Natën e zgjedhjeve, kryetari i KSHZ-së raportoi një sulm në internet, i cili e kufizoi aftësinë e KSHZ për t’i prezantuar të dhënat në ueb-faqen e saj. KSHZ-ja u adaptua duke I komunikuar të dhënat e rezultateve paraprake përmes transmetimit të drejtpërdrejtë në YouTube”, thuhet mes tjerash .
Në këtë link mund ta lexoni raportin e plotë në gjuhën shqipe: Raporti OSBE-ODIHR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…