Banka Botërore e cila ka kredituar ndërtimin e spitaleve modulare nëpër vend, shpreh ngushëllime për familjet e pacientëve që humbën jetën, por duket se nuk do t’i komentojë disa pyetje që parashtrohen në opinion. Edhe pse televizioni Alsat pyeti a kanë informacione nëse spitalet modulare janë ndërtuar sipas specifikimeve të parapara me kontratën e huasë, nëse materialet e vendosura janë në pajtim me standardet e projektit që është financuar dhe nëse kanë pasur monitorim të tyre kur janë montuar objektet, nga zyra e Bankës Botërore në Shkup u përgjigjën:

Banka Botërore

“Qeveria e Maqedonisë së Veriut heton shkaqet për këtë tragjedi dhe ne procesin e ndjekim me kujdes”

Në faqen e internetit të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale janë publikuar kontratat e lidhura për montimin e objekteve. Sipas dokumentit, montimi i departamenteve të improvizuara për COVID ka kushtuar katër milionë euro. Kompanitë “Brako” dhe “ARI dhe TOM” kishin ofertën më të mirë. Spitalet janë pajisur nga “Brako” për afro 640 mijë euro. Megjithatë, edhe pse këto kontrata janë publike, nuk ka informacion publik se cila kompani e ka mbikëqyrur nëse spitalet modulare kanë qenë të montuar sipas projektit. Pyetëm në Ministrinë e Punës, cila është kompania që dha dritën jeshile që spitalet të fillojnë të marrin pacientë të sëmurë me COVID dhe pse kontrata nuk u bë publike? Por nuk morëm përgjigje për pyetjet e mëposhtme:

Pyetje për MPPS

– Cila kompani ka bërë mbikëqyrjen e ndërtimit të spitaleve modulare?

– A e zgjedh kompaninë mbikëqyrëse Ministria e Punës dhe Politikës Sociale apo kompania ‘Brako’ që e fitoi tenderin?

Ndryshe nga 17 spitalet modulare që u montuan përmes një huaje nga Banka Botërore, objekti i montimit para Klinikës Infektive në Shkup u pagua me para zvicerane. Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, 260 mijë franga i rialokoi për ndërtimin e këtij spitali, dhe sipas vendimit të Qeverisë, kur të përfundojë pandemia, kontejnerët që tani janë qendra COVID, do t’i kthehen Ministrisë./Alsat-M/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…