Nga 37 të infektuarit e rinj me Kovid-19 të regjistruar gjatë 24 orëve të fundit, 12 janë nga Shkupi edhe atë pesë në komunën e Gazi Babës, nga dy në Butel dhe Çair dhe nga një në Saraj, Karposh 1 dhe Aerodrom, informuan për MIA-n nga Ministria e Shëndetësisë.
Nga numri i përgjithshëm 199 rastet aktive në Shkup, siç theksojnë nga Ministria, distribuimi sipas komunave është ky: Saraj – 41, Gazi Babë – 39, Aerodrom – 25, Butel – 13, Gjorçe Petrov – 9, Qendër – 9, Karposh – 7, ilinden – 7, Shuto Orizara – 6, Kisela Voda – 3, Studeniçani – 1, Petroveci – 1.