Dy persona u vranë dhe një tjetër u plagos të enjten nga të shtënat në një mbledhje të një grupi të vogël të kishës në një periferi të Birmingham, Alabama.

Sipas policisë, një i dyshuar, i cili nuk u identifikua publikisht, është në paraburgim, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ndërkohë i mbijetuari i sulmit është duke u trajtuar në spital.

Të shtënat në kishën në Vestavia Hills u raportuan rreth orës 18:22 sipas kohës lokale.

Sipas kalendarit të kishës, një ngjarje ishte planifikuar në të njëjtën kohë kur ndodhën të shtënat.

Guvernatorja e Alabamas, Kay Ivey, i dërgoi ngushëllimet e saj familjarëve të viktimave duke shtuar se është e lumtur që sulmuesi është në paraburgim.

“Kjo nuk duhet të ndodhë kurrë – në një kishë, në një dyqan, në qytet ose kudo. Ne vazhdojmë të monitorojmë nga afër situatën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Bastisen qelitë e Grupit të Kumanovës në Idrizovë

Në orët e hershme të mengjesit, policia sot ka bastisur qelitë e…

Viktima dhe të plagosurit në Klinë janë vëllezër, vrasja ndodhi pas një iftari familjar (VIDEO)

Një i vrarë dhe dy të plagosur është bilanci i një incidenti…

Karakaçanov: Identiteti maqedonas nuk ka ekzistuar para vitit 1944, këtë e di çdo njeri normal

Zv. kryeministri dhe ministri Bullgar i Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov përsëri u shfaq…

“Miqtë e zgjerimit”: BE-ja ka borxh ndaj vendeve të rajonit

Mbështetje e hapur ndaj Republikës së Maqedonisë së veriut në rrugën drejt…

Gjermania ka pranuar të dërgojë armë të rënda në Ukrainë – sa domethënëse është një gjë e tillë?

Gjermania ka rënë dakord të dërgojë tanke kundërajrore në Ukrainë, njoftoi të…