Dy persona u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën në Oslo të Norvegjisë, nga të shtënat me armë zjarri.

Sipas policisë një i dyshuar ishte arrestuar pas të shtënave, të cilat ndodhën rreth orës 1:00 të mëngjesit në tre lokacione, duke përfshirë një bar homoseksualësh, afër njëra-tjetrës në qendër të kryeqytetit norvegjez.

Policia raportoi dy të vdekur dhe 14 të plagosur dhe tha se ishin sekuestruar dy armë, shkruan France24.

“Tani gjithçka tregon se ka qenë vetëm një person që ka kryer këtë akt”, tha zyrtari i policisë Tore Barstad në një konferencë për shtyp.

Megjithatë, numrat e policisë ishin përforcuar në kryeqytet për t’u marrë me incidente të tjera, shtoi ai, pa dashur të specifikojë nëse ishte një akt terrorist.

Policia ka marrë raportet e para në orën 1:14 të mëngjesit dhe i dyshuari është arrestuar pesë minuta më vonë, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Pasi u godit nga vetura, vdes këmbësorja!

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se një këmbësore ka ndërruar…

Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin “Veteranët”

Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim rastin e njohur si…

Përplasje të ashpra mes policisë greke dhe migrantëve

Edhe në ditën e shtatë pas lëshimit nga kampet, vazhduan përplasjet ndërmjet…

Shkup, pacienti për 8 ditë qendrim në spital ka paguar 18 mijë euro

Dy klinikat e njohura pritvate “Axhibadem Sistina” dhe “Zhan Mitrev” gjatë vitit…

Zyrtarët policorë dhanë sekrete shtetërore, polica i bastisi në vendet e punës

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar, se sot ka realizuar bisedë…