Një burrë dhe një grua me origjinë kosovare janë arrestuar me akuzën se janë trajnuar për të organizuar një sulm në Itali në emër të grupit “Shtetit Islamik”.

Të dy janë ndaluar nga karabinierët e Ros dhe Gisit më 15 qershor, pas një urdhërese nga Prokuroria Publike e Trentos, derisa sot është bërë e ditur për arrestimin e tyre, shkruan Repubblica.

Nga sa mësohet, të dyshuarit duhet të përgjigjen saktësisht për shoqërim me qëllim terrorizmi.

Vetëm për burrin është vendosur masa e paraburgimit në arrest shtëpie, me detyrim byzylyk elektronik.

Nga hetimet e para rezultoi se dy të rinjtë, të lindur në Itali nga një familje me origjinë nga Kosova, kanë hyrë në rrugën e radikalizimit të mundësuar nga propaganda në internet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

BE sanksione 31 zyrtarëve Bjellorus, ‘shpëton’ Lukashenko

Bashkimi Evropian synon të vendosë sanksione ekonomike ndaj 31 zyrtarëve të lartë…

Haradinaj: Kurti rrezikon marrëdhëniet me SHBA-në nëse s’e përgënjeshtron zëdhënësin e tij

Kryetari i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar…

Çka urojnë këta të “bashkësisë” së Shaqir Fetait

Në BFI paska ardhur një letër nga një shoqatë ukrainase në RMV,…

Gjermania kërkon të ulen tensionet, Berger: Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut

Sekretari i shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Miguel…

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës ngre alarmin: Sulm terrorist i Rusisë pranë kufirit të NATO-s, mbylleni qiellin

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksiy Reznikov, i quajti sulm terrorist sulmet…