Dy burra rusë që pretendojnë se janë ish-komandantë të grupit Wagner i kanë thënë një aktivisti për të drejtat e njeriut se kanë vrarë fëmijë dhe civilë gjatë kohës së tyre në Ukrainë.

Kështu thanë ata gjatë një interviste të realizuar përmes videos me Gulagu.net, një organizatë e të drejtave të njeriut që synon luftimin e korrupsionit dhe torturës në Rusi, shkruan CNN.

Në video intervistat e postuara në internet, ish-të dënuarit rusë Azamat Uldarov dhe Alexey Savichev – të cilët të dy u falën me dekrete presidenciale ruse vitin e kaluar, sipas Gulagu.net – përshkruajnë veprimet e tyre në Ukrainë, gjatë pushtimit rus.

CNN nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur pretendimet ose identitetin e tyre në video, por ka marrë dokumente penale ruse që tregojnë se ata u liruan me falje presidenciale në shtator dhe gusht të 2022.

Uldarov, i cili duket se ka qenë duke pirë, ka dhënë detaje se si qëlloi dhe vrau një vajzë pesë ose gjashtë vjeçare.

“(Ishte) një vendim menaxhimi. Nuk më lejuan të lija askënd të gjallë, sepse urdhri ishte të vrisja”, tha ai.

“Dua që Rusia dhe vendet e tjera ta dinë të vërtetën. Unë nuk dua luftë dhe gjakderdhje. E shihni se unë mbaj një cigare në këtë dorë. Kam ndjekur urdhrat me këtë dorë dhe kam vrarë fëmijë”, tha Uldarov.

Grupi Wagner është një organizatë mercenare private ruse që lufton në Ukrainë, e kryesuar nga oligarku rus Yevgeny Prigozhin.

Ajo ka rekrutuar dhjetëra mijëra luftëtarë nga burgjet ruse, duke ofruar liri dhe para pas një turneu gjashtë mujor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Gjykata Penale “ngrin” pasurinë e pronarit të bankës Eurostandard Trifun Kostovski

Gjykata Penale ngriu pasurinë e biznesmenit Trifun Kostovski, pronar i Bankës së…

Dialogu me Serbinë dhe fushata elektorale në Kosovë

Çështja e dialogut me Serbinë nuk po zë shumë vend në fushatën…

Policia kontrollon lokalet gjatë natës, arrestohen 4 persona

MPB ka njoftuar se gjatë mbrëmjes së kaluar ka kryer aksion kontrollues…

Pentagoni përshpejton dërgimin e tankeve në Ukrainë

Pentagoni po përshpejton dërgimin e tankeve në Ukrainë duke rinovuar modelet më…

Putini dëshiron ta asgjësojë Ukrainën, thotë ministrja e Jashtme e Gjermanisë

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock thotë se BE-ja kishte provuar gjithçka…