1
1
1
2
3
4
5
6
7
8
9
Disa dronë kanë goditur dy anije mallrash në lindje të Kepit Shën Atanas dhe qytetit Bjalla, rreth 80 milje detare nga bregu bullgar, ka njoftuar qeveria e Sofjes.
Njëra nga anijet është mbytur, sipas shërbimit bullgar të shpëtimit detar.
Të dyja anijet u goditën nga dronët brenda zonës ekskluzive ekonomike të Bullgarisë në Detin e Zi, njoftoi qeveria pas një mbledhjeje urgjente.
Njëra nga anijet u mbyt dhe ekuipazhi i saj rezulton i zhdukur, sipas Roumen Nikolov, drejtor i Qendrës së Koordinimit të Shpëtimit Detar në Varna, siç citohet nga transmetuesi publik BNR.
Të dyja anijet kanë kapacitet prej 25 000 tonësh. Njëra prej tyre, ABLE, lundron nën flamurin e Palaut, ndërsa tjetra, ALFA WATAN, nën flamurin e Togos.