Ballkanit Perëndimor nuk do t’i mbyllen dyert, por as hapat e afrimit nuk janë të rëndësishëm. Nuk pritet as ndonjë datë konkrete për anëtarësimin.

Perspektiva e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor do të jetë në fakt fokusi i samitit që do të mbahet në Brdo afër Kranjit, por lista e temave të tjera është e gjatë: marrëdhënia me Kinën, situata e pasigurt në Afganistan, marrëdhëniet e trazuara me SHBA-në për shkak të mosmarrëveshjeve me Francën për aleancën AUKUS në Paqësorin Jugor dhe rritja e çmimeve të gazit. Këto tema në veçanti do të mbizotërojnë darkën e përbashkët.

Perspektiva e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor

Pas grindjeve disa javore mbi formulimin, pak para takimit në Slloveni kishte akoma marrëveshje midis qeverive të vendeve të BE-së, nëse gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor do t’u hapet perspektiva e anëtarësimit në BE. Sllovenia propozonte që viti 2030 si datë e anëtarësimit. Por kjo datë nuk do të përmendet. Në marrëveshje do të thuhet se progresi drejt anëtarësimit varet nga përparimi i bërë nga vendet kandidate. Në këtë mënyrë u shmang skandali, që të mos lihet fare e hapur perspektiva e anëtarësimit, shkruan DW.

Diplomatët e BE-së janë në siklet dhe nuk dinë si të zgjidhin kushtëzimet e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, gjë që ka bllokuar procesin e hapjeve të negociatave me BE. Peng e këtij problemi ka mbetur edhe Shqipëria, sepse këto dy vende do të duhej të fillonin së bashku negociatat për anëtarësim. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen deklaroi gjatë vizitës në rajon se të dy vendet i kanë përmbushur “të gjitha kushtet”. Por Bullgaria aktualisht qeveriset nga një qeveri kalimtare që nuk dëshiron të marrë asnjë vendim. I gjithë progresi është bllokuar që nga viti 2019, kur Tiranës dhe Shkupit iu premtua fillimi i negociatave.

E njëjta vlen edhe për rastin problematik të Kosovës, e cila ende nuk njihet si shtet i pavarur nga disa vende të BE-së. As këtu nuk ka ndonjë lëvizje serioze. Javën e kaluar BE u arrit marrëveshja për targat midis Kosovës dhe Serbisë, por përveç kësaj të gjitha përpjekjet janë të bllokuara.

Rezervat e disa vendeve

Franca ka qenë prej kohësh një nga bllokuesit, kur është fjala për zgjerimin e BE-së. Diplomatët në Paris thonë se progresi në negociata ka ngrirë aktualisht, por kjo nuk do të thotë se kjo ngrirje duhet të zgjasë përgjithmonë. Prandaj qeveria franceze ka pranuar kompromisin e fundit në mënyrë që të parandalojë një debat themelor nëse BE-ja nga ana e saj është e gatshme të zgjerohet dhe nëse është e aftë për integrim.

Tema është shtyrë edhe një herë me një formulim të paqartë. Por kjo nuk e ndryshon zemërimin e krerëve të shteteve në fjalë, të cilët kaherë e kanë parë se Evropa nuk po i plotëson premtimet e dhëna.

Edhe Holanda është në parim një nga kundërshtarët e zgjerimit. Por diplomatët atje thonë se zgjerimi nuk është ndalur plotësisht – po ecën ngadalë përpara. Dikush do të kishte dashur të kishte bërë përparim më të shpejtë, por reformat në këto vende janë “ato që janë”. Në fund zgjerimi duhet të jetë “i suksesshëm”.

Kjo do të thotë se duhet të merren parasysh shqetësimet e shteteve skeptike anëtare. Nuk është sekret që Holanda ka veçanërisht frikë nga përhapja e mëtejshme e krimit të organizuar dhe drogës nga Shqipëria. Bandat shqiptare janë vendosur gjithnjë e më shumë në këtë vend dhe supozohet se do të kontrollojnë nga atje trafikun e drogës në të gjithë Evropën.

Shqetësime ka edhe në Gjermani, ku ka zëra që duan të pezullojnë pjesërisht liberalizimin e vizave. Shumë qytetarë nga disa vende të Ballkanit paraqesin kërkesa për azil, ndonëse është e qartë se nuk kanë shanse, ose përpiqen të vazhdojnë deri në pafundësi lejet e qëndrimit. Edhe në Berlin entuziazmi për zgjerimit është i zbehur, veçanërisht pasi vendimet do të merren nga qeveria e ardhshme federale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…