Është arrestuar në Durrës një serb i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për prodhim të narkotikëve.

Bëhet fjalë për Miroslav Krstic, 39 vjeçar i cili është dënuar me tre vite burg nga Gjykata e Lartë në Suboticë, Serbi, për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e paligjshme për narkotikët”.

Arrestimi i tij është bërë nga Interpol Tirana.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.

Arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejtë Serbisë, 39-vjeçari i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e paligjshme për narkotikët”.

Strukturat e DVP Durrës, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit me ZKQ Interpol Tirana, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejtë Serbisë të shtetasit Miroslav Krstic, 39 vjeç, banues në Sredar, Beograd, Serbi.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Lartë në Subotica, Serbi, e ka dënuar me 3 vjet e 3 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e paligjshme për narkotikët”.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejtë Serbisë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Protestat paralizojnë Barcelonën

Demonstratat për lirimin e liderëve separatistë nuk kanë të ndalur në rajonin…

Biserko: Nacionalistët në Serbi shpresojnë në skenarin rus – aneksimin e territoreve ku jetojnë serbët

Ukraina po lufton për mbijetesën dhe integritetin e territorit të saj dhe…

Radev: Bullgaria i merr seriozisht problemet e bullgarëve në Maqedoni

Presidenti bullgar Rumen Radev kërkoi garanci të qarta nga Maqedonia e Veriut…

Serbia rrit masat e sigurisë në kufirin me Maqedoninë e Veriut

Tela me gjemba u vendosën në kufirin ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe…

Zhan Mitrev dyshohet për veprën penale “mashtrim”, rrezikon 10 vjet burg

Prokuroria Themelore Publike në Shkup, ka njoftuar të premten vendimin për nisjen…