Drejtori i CIA-s, William Burns informoi presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Kiev mbi pritshmëritë e SHBA-së rreth ofensivës ruse në pranverë, sipas një zyrtari amerikan dhe dy burimeve ukrainase të njohura me takimin.

Takimi sekret vjen pasi zyrtarët amerikanë po monitorojnë nga afër një ofensivë të mundshme ruse në muajt e ardhshëm – dhe në mes të një debati të ashpër midis amerikanëve dhe aleatëve të saj evropianë nëse do të dërgojnë armë gjithnjë e më të sofistikuara dhe me rreze të gjatë në Ukrainë.

Udhëheqësit perëndimorë të mbrojtjes pritet të takohen sot (e premte) për të diskutuar dërgesat e mëtejshme të armëve në Ukrainë, raporton cnn.

“Drejtori Burns udhëtoi për në Kiev, ku u takua me homologët e inteligjencës ukrainase, si dhe presidentin Zelensky dhe i siguroi se do të kenë mbështetje të vazhdueshme kundër agresionit rus”, tha një zyrtar amerikan. Washington Post raportoi fillimisht takimin.

Kujtojmë se Burns, një diplomat veteran, kishte udhëtuar edhe më parë drejt kryeqytetit ukrainas. Ai bëri dy udhëtime të njëpasnjëshme në Kiev në tetor dhe nëntor të vitit të kaluar, duke përfshirë një që u zhvillua në mes të një morie sulmesh raketore ruse në të gjithë vendin.

Ndryshe, muajt e fundit ka pasur ballafaqime brutale në vijën e parë të frontit, veçanërisht rreth qytetit të Bakhmut, por nuk ka pasur përfitime të mëdha strategjike nga asnjëra palë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

OBSH: Rastet e koronavirusit në Europë arrijnë gati 1 milion, javët e ardhshme ‘kritike’

Europa është në sytë e stuhisë së pandemisë COVID-19, me numrin e…

Dimitrievski i befasuar nga LSDM-ja

Kryetari aktual i Kumanovës dhe ish-anëtar i LSDM-së, Maksim Dimitrievski, i cili…

Helmimi nga alkooli lë të vdekur 34 persona në Rusi

34 persona kanë humbur jetën pas një helmimi masiv që dyshohet të…

Të shtënat në një bar lanë të vdekur një person dhe 14 të plagosur

Një shkëmbim zjarri në një bar plot me njerëz në St. Paul…

Zelensky: Viktimat e varrit masiv në Izyum u torturuan

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se viktimat që u…