Pas votimit në Këshillin e Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë institucion ndërkombëtar, për çka abstenoi Greqia, ky shtet mund të ndryshojë qëndrimin e mëparshëm dhe ta njohë pavarësinë e Kosovës, është lajmi kryesor në mediat nën kontrollin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, shkruan Oslobodjenje.

Këtë indirekt e bën të ditur Georgios Katrougalos, ish-kreu i diplomacisë greke, i cili thotë se qeveria në Athinë papritmas ndryshoi qëndrimin e prerë lidhur me mosnjohjen e Kosovës. Sipas tij, Greqia, pa shpjegime, ka votuar ndryshe në Këshillin e Evropës nga vendet e tjera që janë kundër pavarësisë së Kosovës.

Kartougalos shton se një vendim i tillë i autoriteteve greke është i keq dhe nuk kontribuon në atë që, siç thotë, duhet të jetë politika shtetërore e atij vendi.

– Vendi ynë duhet të promovojë gjithmonë paqen dhe stabilitetin në Ballkan, duke mbështetur hapa dhe zgjidhje të pranueshme reciprokisht. Vendimi i qeverisë për të votuar për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për t’u diferencuar nga vendet e tjera të Bashkimit Evropian që nuk e njohin Kosovën, si Spanja, Rumania dhe veçanërisht Qiproja që votuan kundër, nuk i kontribuon këtij qëllimi. Ky qëndrim nuk është diskutuar me forcat politike në vendin tonë, ndonëse ndryshon, pa shpjegime, qëndrimin e prerë të Greqisë për statusin e Kosovës. Në të njëjtën kohë, kjo dobëson rolin e ndërmjetësit që duhet të ketë Greqia në rajon”, thekson Kartugalos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

​Ursula von der Leyen javën tjetër në Kosovë

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, javën e ardhshme do…

SHBA-ja nuk iu jep viza gazetarëve rusë që ta përcjellin Lavrovin në New York

Në muajin prill, Rusia mori presidencën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve…

MPB: Kallëzim penal për punonjësen e NP Higjiena Komunale

Ministria e Punëve të Brendshme ka ndëmara aktivitete për zbardhjen rastit që…

Masakër në Kaliforni, përplasen grupet rivale, mes viktimave një foshnje

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit…

Arabia Saudite përfituese e madhe e agresionit rus në Ukrainë

Arabia Saudite është ndër vendet që po fiton para nga agresioni rus…