Nga Shkëlzen Halimi /

Sipas disa të dhënave jozyrtare, gjatë periudhës së komunizmit (por edhe më vonë, Sigurimi i Shtetit) UDB-a maqedonase vetëm për shqiptarët, të konsideruar si elemente armiqësor, kishte hapur rreth 4 mijë dosje (në këtë numër nuk u përfshinë dosjet e hoxhallarëve dhe të atyre shqiptarëve që ishin nga viset tjera të ish Jugosllavisë, por që për shkaqe të ndryshme qëndronin në Republikën e atëhershme të Maqedonisë). Në këto 4 mijë dosje të 4 mijë shqiptarëve (gjithnjë sipas të dhënave jozyrtare) figurojnë rreth 22 mijë bashkëpunëtore shqiptarë të UDB-ës, që kishin pasur si detyre t’i përcjellin të dyshuarit, përkatësisht “armiqtë” shqiptarë dhe të informojnë për ta në zyrat e UDB-ës.
Natyrisht, një pjesë e konsiderueshme e atyre që ishin me dosje akoma janë gjallë, siç janë gjallë edhe shumë prej atyre që bashkëpunuan me UDB-ën (dhe pak më vonë edhe me Sigurimin e Shtetit). Me siguri shumica prej këtyre të fundit janë në gjendje të mirë dhe, nëse jo ata, fëmijët e tyre gëzojnë privilegje të konsiderueshme, duke qenë “aktivë” në jetën politike, ekonomike, sociale, kulturore e kështu me radhë. Shoqëria shqiptare në Maqedoninë e Veriut, fatkeqësisht akoma nuk e ka ndarë shapin prej sheqerit, ndaj dhe jemi aty ku jemi. Disave kungulli vazhdon t’u shkojë mbi ujë e disave edhe gjeli vazhdon t’u bëjë vezë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Efendi Rexhepi: Me komplot e tradhëti nuk përmirësohen “situatat e vështira”

R E A G I M Mbi Raportin e Komisionit Evropian për…

Xhaferi: Nesër në xhami do vinë politikanët kriminelë, dhe hoxhallarët që heshtin para të keqes

Arianit Xhaferi Mendojeni pak o njerëz të mirë, Nesër do vinë në…

Fituesit e zgjedhjeve në Kosovë po e përkrahin Selën dhe Gashin, humbësit po e përkrahin Ahmetin dhe Musa Xhaferin

Ylber Pilku /Nëse bëjmë një paralele shumë lehtë do ta konstatojmë se…