Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar listën e kandidatëve për deputet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku në dhjetëshen e parë janë pesë burra e pesë gra.

Pjesë e kësaj liste është konfirmuar se janë edhe Vasfije Krasniqi, dhe babai i Arbnor e Astrit Deharit. Avni Dehari.

Ndryshe nga herët e tjera, nga LVV-ja, Besnik Bislimi i cili e dorëzoi këtë listë, tha se në këto zgjedhje nga partia e tyre do të garojnë 41 gra për deputete.

“Besoj fuqishëm se kemi arritur të përgatisim një listë, e cila e reflekton apo i përgjigjet kaq fuqishëm kësaj përkrahje nga qytetarët tanë. Ajo që është shumë më e rëndësishme është fakti që deri më sot nuk ka pas një listë të kandidatëve që ka më shumë gra. Në listën tonë janë 41 gra, secila më e mirë se tjetra. Në dhjetëshen e parë janë pesë gra e pesë burra”, tha Bislimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kontrolli i policisë financiare, Taravari: Dëshirojnë të bëjnë spektakël!

Kontrollet e shpeshta të policisë financiare në komunën e Gostivarit janë të…

Mbi 2.3 milionë të infektuar në botë/ Besueshmëria e medias në kohën e Covid-19

Edhe disa javë pas ndërprerjes së papritur të jetës prapë të shoqëron…

LDK kërkon debat parlamentar për Marrëveshjen e Washingtonit

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka bërë të ditur…

Rreth dy milionë ukrainas kanë shkuar në Poloni

Rreth dy milionë kanë ikur nga Ukraina për në Poloni që nga…

Negociatat me Shkupin dhe Tiranën, prioritet i KE-së

Komisioni Evropian sot e miratoi programin e saj të punës për vitin…