Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla Schëarz, do të përfaqësojë Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Arsyeja do të jetë shqyrtimi i raportit të radhës së Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonie Guterres rreth punës së UNMIK-ut.

Kështu bën të ditur Ministria e Jashtme nëpër një komunikate.

“Ministrja Gërvalla do të përfaqësojë Kosovën në Këshillin e Sigurimit. Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të mblidhet të mërkurën pasdite në Neë York, për të shqyrtuar raportin e radhës së Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonie Guterres rreth punës së UNMIK-ut.”, thuhet në komunikatë.

Tutje tregohet edhe për temat që pritet të flasë Gërvalla në këtë mbledhje.

“Republika e Kosovës në këtë takim përfaqësohet nga Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla. Ajo pritet të flasë rreth progresit të arritur në vend, qasjes së Serbisë dhe rreziqeve që i kanosen rajonit pas agresionit ushtarak të Federatës Ruse në Ukrainë.  Në këtë takim do të marrë pjesë edhe Republika e Shqipërisë, e cila që nga janari i këtij viti është zgjedhur për herë të parë anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për periudhën kohore 2022-2023”, përfundon komunikata.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

VV në Prizren: Do ankohemi për rezultatin, ka pasur devijim të vullnetit qytetar

Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni…

Rusia po përdor municione me fosfor në Donbas

Trupat ruse kanë përdorur municione me fosfor në fshatin lindor Solovyove, deklaroi…

Ziadin Sela: Ata janë me aftësi të veçanta, ne jemi me ego të kufizuar!

Ziadin Sela / Ata nuk janë me aftësi të kufizuara, por jemi…

Reagim / Zgjedhje për Reis apo për boss-in e mafiozëve

(Lidhur me komunikatën e komisionit humoristik që ka vendosur ta kryej procesin…

Edhe personat e famshëm në mbarë botën reagojnë ndaj Izraelit

Këngëtarë, aktorë dhe modele të famshëm në të gjithë botën bënë thirrje…