Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se rajoni i Donetskut në lindje mbetet “epiqendra” e luftimeve në konflikt, me qindra rusë që vriten çdo ditë.

“Rajoni i Donetskut mbetet epiqendra e çmendurisë më të madhe të pushtuesve”, citohet të ketë thënë Zelensky, përcjell Telegrafi.

“Ata vriten me qindra çdo ditë. Toka përballë pozicioneve ukrainase është e mbushur me trupa të pushtuesve”.

Qytetet Bakhmut dhe Avdiivka janë pikat kryesore të luftimeve më të ashpra në rajon, i cili ka qenë pjesërisht i pushtuar nga separatistët e mbështetur nga Moska për tetë vjet.

Më herët gjatë luftës, rajonet lindore të Donbasit – Donetsk dhe Luhansk – u aneksuan në mënyrë të njëanshme nga Rusia së bashku me rajonet jugore të Kherson dhe Zaporizhzhia pasi autoritetet e instaluara nga Kremlini zhvilluan të ashtuquajturat referendume për pavarësinë e tyre nga Ukraina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Tronditi Francën për dekada të tëra, zbulohet vrasësi serial, një ish-ushtarak

Për vite me radhë, krimet e një vrasësi të njohur serial, u…

Pesë viktima dhe 119 raste të reja me Covid-19, shërohen 297 pacientë

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot për 5 pacientë të vdekur dhe 119…

Tërmet në Greqi

Një tërmet i fortë me magnitudë 5 ballë tronditi Greqinë pranë ishullit…

BBC shkruan për Kosovën: Qeveria e ka shtyrë zbatimin e vendimit për targat mes tensionesh

Zhvillimet e mbrëmshme në Kosovë e kanë tërhequr vëmendjen e mediave të…

Rama fjalim sot në Asamblenë e Këshillit të Europës për raportin e Dick Martyt

Kujtojmë që Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar një projektrezolutë kundër akuzave të…