Një pjesë nga mbetjet e raketës kineze që doli jashtë kontrollit kanë hyrë në atmosferën e Tokës. Long March 5B ka hyrë në Azinë Juglindore të shtunën dhe ka rënë në Oqeeanin Indian.

Mbetjet nga raketa rreth 30 metra e gjatë, pesë metra e gjerë të Long March 5B ranë më 30 korrik në orën 12:45 me orën lokale, njoftoi Komanda Hapësinore e SHBA.

Agjencia kineze e fluturimeve hapësinore njoftoi disa minuta më vonë se mbetjet nga Long March 5B u rikthyen në atmosferë rreth orës 12:55, në detin Sulu, afër ishullit Palawan në Filipinet perëndimore.

Në rrjetet sociale janë publikuar pamje nga një dëshmitar në Malajzi, i cili mendohet se ka fiksuar momentin kur mbetjet e raketës u futën në atmosferë.

Ndërsa pjesa më e madhe e raketës mendohet të jetë djegur gjatë rihyrjes në atmosferë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Për disa orë 30 ndërhyrje të Ndihmës së Shpejtë në Shkup

“Janë rritur thirrje në Ndihmën e Shpejtë në Shkup, ndërsa ekipi që…

Të premten do të arrijnë në Shkup 45 viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut për “Alsat” konfirmojnë…

Të dielën fillon regjistrimi i popullsisë, këto janë detajet e fundit nga autoritetet

Autoritetet thonë se gjithçka është gati për të nisur të mbahet regjistrimi…

Sulm i dyshuar kibernetik rus ndaj një kompanie amerikane

Një kompani softuerike amerikane tha se po heton një sulm të mundshëm…

Simmons: EULEX i dha Serbisë dosje për krimet e luftës

Ish-kryetari i gjykatësve të EULEX-it, Malcolm Simmons, po kërkon nga misioni i…