Një hulumtim i BBC-së ka zbuluar operacionet e fshehta të mercenarëve rusë në luftën civile në Libi, që përfshin lidhjet me krimet e luftës dhe ushtrinë ruse.

Tableti i Samsungut që la pas një luftëtar i grupit mercenar rus Wagner, zbulon rolin e kësaj organizate, si dhe emrat e koduar të luftëtarëve të cilët mund të gjurmohen tani, transmeton Telegrafi.

BBC shkruan se janë gjetur pajisje të avancuara ushtarake të Wagnerit, për të cilat ekspertët thonë se mund të kenë ardhur nga një bazë e ushtrisë ruse, në anën tjetër Moska zyrtare kategorikisht mundohet t’i mohoj këto fakte se qëndron prapa këtyre mercenarëve.

Ky grup për herë të parë është identifikuar në vitin 2014, kur përkrahu separatistët prorusë në konfliktin në lindje të Ukrainës. Prej asaj kohe është përfshirë në shumë ngjarje në rajon, përfshirë Sirinë, Mozambikun, Sudanin dhe në Afrikë.

Luftëtarët e Wagnerit u shfaqen në Libi gjatë vitit 2019, kur iu bashkuan forcave të grupeve rebele të gjeneralit Khalif Haftar, pas sulmeve të kryera ndaj qeverisë në Tripoli. Megjithatë ky konflikt i armatosur ishte ndërprerë në vitin 2020.

Ky grup njihet për sekretet, por BBC ka arritur të takoj dy ish-pjesëtarë të kësaj njësie. Kanë zbuluar se çfarë lloje të njerëzve i bashkohen Wagnerit, si dhe mungesën e kodit sa i përket sjelljeve.

Nuk ka dyshim që ata vrasin të burgosurit, pasi që ish-një ish-luftëtar këtë e ka pranuar haptazi: “askush nuk dëshiron të mbajë gjallë dikë që duhet ta ushqejë”.

Në dokumentarin e BBC të transmetuar në gjuhën arabe dhe atë ruse: “Mercenarët rusë të Haftarit: Brenda grupit Wanger”, zbulohen dëshmi për dyshimet për krime lufte dhe vrasjen e qëllimshme të civilëve.

Një fshatar nga Libia, e përshkruan se si ishte shtirur si i vdekur derisa po ia vrisnin familjarët. Dëshmia e tij ka ndihmuar BBC-në të identifikojë një vrasës.

Duke e përshkruar edhe një krim të mundshëm të luftës, ushtari i qeverisë libiane, gjithashtu kujton momentin kur bashkëluftëtari i tij u dorëzua para mercenarëve të Wagnerit, por se ishte goditur dy herë me plumba në gjoks. Prej asaj kohe nuk e pa më si dhe tre miqtë tjerë që ishin zënë asokohe nga pjesëtarët e Wagnerit.

E tableti i Samsungut, gjithashtu ofron dëshmi për përfshirjen e mercenarëve dhe vënien e minave në zonat e banuara me civilë, transmeton Telegrafi.

Vënia e minave pa ndonjë shenjë paralajmëruese përbën krim të luftës. Tabletin e harroi një luftëtar i panjohur i Wagnerit, pasi që ekipi i tij u tërhoq nga rajoni në jug të Tripolit në pranverën e vitit të kaluar.

Në të përshkruhen edhe hartat e linjave të frontit që janë shkruar në gjuhën ruse, që konfirmojnë prezencën e Wagnerit që kishin qasje në operacione të ndryshme.

Ekzistojnë video të dronëve dhe emra të koduar të luftëtarëve të Wagnerit, ku njëri prej tyre është identifikuar nga BBC. Ky tablet tani është në duart e sigurta.

Përshkrimi i detajuar i pajisjeve ushtarake dhe armëve, përmenden në një dokument prej dhjetë faqeve që BBC-së ia ka dhënë një burim brenda inteligjencës së Libisë. Në dokument gjithashtu tregohet se kush financon dhe përkrah operacionet e Wagnerit.

Është përshkruar edhe materiali i nevojshëm për “kryerjen e detyrave ushtarake”, përfshirë katër tanke, qindra pushkë automatike AK-47 si dhe pajisje të avancuara për radarë.

Një analist ushtarak ka thënë për BBC se armatosja e tyre bëhet në ushtrinë ruse, e një ekspert tjetër që merret me analizimin e grupit Wagner, ka thënë se të gjitha përshkrimet tregojnë se është i përfshirë Dmitri Utkin. Ai është një person që dikur ishte pjesë e inteligjencës ruse, për të cilin besohet se themeloi Wagnerin. BBC ka tentuar ta kontaktoj Dmitri Utkinin, por ai ka refuzuar të flet.

Analiza e përshkrimit bazuar në dokumentet në veçanti “Evro Polis”, tregon për përfshirjen edhe të Jevgeni Prigozin, biznesmeni rus i afërt me presidentin Vladimir Putin.

https://www.bbc.com/news/av-embeds/58009514/vpid/p09rrwt8

Ministria amerikane e Financave kishte sanskionuar Evro Polisin në vitin 2018, duke e cilësuar si një kompani ruse që ka për detyrë të mbroj fushat siriane të naftës që janë nën pronësi apo nën kontroll të Jevgeni Prigozin.

Hulumtimet e gazetarëve perëndimorë lidhin Prigozinin me Wagnerin, por ky biznesmen gjithmonë ka mohuar çfarëdo lidhje që mund të ketë me ta.

Në anën tjetër, ministria e Jashtme e Rusisë ka deklaruar për BBC se po “bëjnë gjithçka që të arrihet paqja dhe të gjendet një zgjidhje politike e krizës në Libi”.

Zyrtarisht Wagneri nuk ekziston, por besohet se rreth 10.000 njerëz të paktën një herë kanë qenë pjesë e operacione të Wagner që kur u shfaq në luftëra në anën e separatistëve prorusë në lindje të Ukrainës gjatë vitit 2014. Vlerësohet se rreth 100 njerëz të Wagnerit kanë luftuar me gjeneralin Khalif Haftar në Libi gjatë periudhës 2019-2020. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…