Vuçiç: Në listë emri im dhe i familjes time

Një operacion i madh policor është kryer në Serbi ku janë arrestuar një grup prej 17 personash dhe janë kontrolluar 50 vendbanime.

Mediat serbe shkruajnë se ky ishte një aksion i përbashkët i Ministrisë së Punëve të Brendshme,  Prokurorisë për Krimin e Organizuar. 17 personat janë anëtarët e “bandës së Vraçarit” e njohur në Serbi për një sërë aktivitetesh kriminale. Ata akuzohen se kanë kryer tre vrasjeve në Beograd, si dhe planifikonin të kryenin edhe pesë të tjera.

Të arrestuarit sipas policisë kishin planifikuar sulme edhe ndaj zyrtarëve më të lartë shtetërorë të Serbisë. Shefi i Shërbimit për Luftimin e Krimit të Organizuar, Ninoslav Cmoliç ka bërë të ditur se ekzistonte gjithashtu një plan për të vrarë presidentin Aleksandar Vuçiç. Ndërsa në arrati ndodhen një pjesë e madhe e bandës Vraçarit të cilët fshihen në Spanjë dhe Republikën Domenikane.

Lidhur me këtë ngjarje Presidenti Aleksander Vuçiç nga Parisi është shprehur se këta janë vrasës që kanë vendosur emrin e tij dhe të fëmijëve në listën e vrasjeve. Sipas Prokurorisë, ky grup i organizuar kriminal financohej nga “Kavaçi” dhe kishte për qëllim që të kryente krimet më të rënda në Republikën e Serbisë. Mësohet, grupi i Vraçarcit udhëhiqet nga Nikolla Vushoviç, i njohur si Xhony nga Vraçari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Vuçiq: Në vitin 2013 ndërkombëtarët më kërkuan që 2/3 e policëve në veri të jenë shqiptarë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ndërkombëtarët në vitin 2013,…

Ambasadorja ukrainase në SHBA e quan Putinin kriminel lufte: Do jetë e vështirë ta drejtosh vendin nga Haga

Ambasadorja e Ukrainës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Oksana Markarova, e…

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca për vizitë në Maqedoninë e Veriut

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sot është paralajmëruar…

Gjysmë milion të vaksinuar në Shqipëri, njoftoi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar, se numri i të vaksinuarve…

Blinken mbi varrin masiv në Izyum: Dokumentimi i krimeve ruse

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken tha se raportimet për një varr…