Pasi disa raste të PSP-së, pas disa vitesh gjykim, do të fillojnë nga fillimi, kryeministri Zaev nuk beson që disa prej tyre mund të vjetrohen. Kreu i Qeverisë ka marrë garanci nga ministri i Drejtësisë se shkarkimi i gjykatësit apo pensionimi i gjykatësit- porotë nuk i rrezikon lëndët e ish Speciales. Shumë prej tyre, sipas të gjitha gjasave, do të gjykohen prej në fillim pasi u shkarkua porota Mitko Sandev dhe gjykatësi Goran Boshevski.

“Sipas ligjeve, kur një gjykatës i porotës shkon në pension dhe e përfundon mandatin e tij, de fakto, lënda kthehet në gjykim të serishëm. Por ka praktikë kur në një seancë lexohen të gjitha provat e mëparshme, dëshmitarët dhe procedura kthehet në fillim. Kjo është shpresa që asnjë lëndë të mos humbet. Nuk mund ta ndaloni njeriun që dëshiron të shkojë në pension dhe ta mbani jashtë kushteve të tij për pensionim”- deklaroi Zoran Zaev.
Por, praktika deri tani tregon se nëse një anëtarë i porotës shkon në pension ose shkarkohet ndonjë gjykatës, prokurorët dhe avokatët në më shumë raste kërkojnë që lënda të kthehet nga e para. Për shembull, rasti “Titanik” për mashtrime zgjedhore duhet të ketë fillim të ri. Pas tre vitesh gjykim dhe me epitetin si lëndë kryesore e PSP-së, provat e prezantuara nga prokuroria dhe 150 dëshmitarëve të dëgjuar, lënda kthehet nga fillimi. Nga e para nis edhe lënda “Tenderët” për ndërtimin e Muzeut të VMRO-së, njëjtë edhe lënda për autostradën kineze, pastaj rastet “Talir1” dhe “Talir 2” për financimin e VMRO-DPMNE-së dhe ndërtimin e Pallatit të bardhë./Alsat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…