Disa liderë të Bashkimit Evropian kanë thënë se janë të gatshëm t’i ofrojnë aeroplanë Ukrainës për ta ndihmuar të luftojë kundër Rusisë, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Evropa do të jetë me ne deri në fitoren tonë. E kam dëgjuar nga një numër liderësh evropianë… për gatishmërinë që të na japin armë dhe mbështetjen e nevojshme, duke përfshirë edhe aeroplanët”, tha Zelensky në një konferencë shtypi në Bruksel.

“Unë kam një numër të dyanshëm tani, ne do të ngremë çështjen e aeroplanëve luftarakë dhe të tjerëve”, shtoi ai, raporton skynews.

Pak më parë, shefi i shtabit të të parit të shtetit ukrainas, Andriy Yermak, shkroi në mediat sociale, “Çështja e armëve me rreze të gjatë dhe aeroplanëve luftarakë për Ukrainën është zgjidhur. Detaje ende për t’u ndjekur”, deklaroi ukrainasi.

Theksojmë se presidenti ukrainas gjatë 48 orëve të fundit ka takuar kryeministrat britanik dhe gjerman, Rishi Sunak, përkatësisht Olaf Scholz si dhe presidentin francez, Emmanuel Macron.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Biden tha se dëshironte që balona kineze të rrëzohej “sa më shpejt të jetë e mundur”

Presidenti Joe Biden tha se misioni për të rrëzuar një balonë të…

Çanak edhe njëherë ua hap sytë serbëve: Kosova është shtet i pavarur

Kryetari i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës, Nenad Çanak, ka deklaruar sot…

Osmani: Të gjitha “non-papers” me ide destabilizuese për rajonin burojnë nga Serbia

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë që “non-papers” të publikuara në…

Fazliu: Ligji anti-mafia ndihmon sistemin e drejtësisë në konfiskim të pasurisë

Koordinatori Kombëtar për Luftimin e Krimeve Ekonomike, Shqipdon Fazliu e ka mirëpritur…

Alarmante: Katër të vdekur dhe 2110 raste të reja

Katër persona kanë vdekur dhe 2110 kanë rezultuar pozitiv nga COVID-19, nga…