Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka zhvilluar sot një takim pune në Kumanovë, ku është pritur nga kryetari i kësaj komune Maksim Dimitrevski.

Qëllimi i këtij takimit ishte njoftimi i ekipeve nga Gjilani dhe Kumanova, të cilët po implementojnë dy projektet e bashkëpunimit ndërkufitar, ku janë të përfshira edhe dy ndërmarrje publike, Hidromoravës dhe Vodovodo.

Haziri e Dimitrevski kanë deklaruar se shumë shpejt do ta bëjnë publike ditën e hapjes së kufirit Stanqiq-Bellanoc, e cila do të jetë një urë-lidhëse mes Kosovës dhe Maqedonisë, përkatësisht qytetarëve të Gjilanit dhe Kumanovës, si në aspektin njerëzor, ashtu edhe në atë të zhvillimit të biznesit.

Gjatë takimit, kreu i Kumanovës ka njoftuar se më 11 nëntor do të bëhet edhe binjakëzimi këtyre dy komunave, të cilat janë shembulli më i mirë i zhvillimit të projekteve të përbashkëta në të mirë të komunitetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…