Kryetari i sapo zgjedhur i Kumanovës, Maksim Dimitrievski në TV24 deklaroi se LSDM u shmang nga idologjia dhe tani pjesa më e madhe e udhëheqësisë së LSDM-së asnjëherë nuk i kanë qenë pjesë e partisë.

“Fondin shëndetësor e udhëhiqnin persona të cilët nuk janë LSDM, Mila Carovska dhe Venko Filipçe duhet të jenë e kaluara e partisë”, tha Dimitrievski.

Ai shtoi se humbje përveç kandidatëve për kryetar komune kanë pasur edhe politikat që u zbatuan në nivel qendror.

“Në Kumanovë ishte ndryshe. Deklaroj se asnjë interes partiak nuk mund të jetë para interesave nacionale. Nga LSDM shumë miq më uruan, por për fat të keq, Zaev ende nuk më ka thirrë”, tha Dimitrievski.

Dimitrievski u shpreh i dëshpëruar nga deklarata e Zaevit ku thotë se janë bashkuar viktimat me dhunuesit.

“Unë në asnjë rast nuk u bashkova me VMRO-DPMNE-në edhe pse kisha mbështetjen e tyre në rreth të parë dhe rreth të dytë. Unë pak më ndryshe do ta vendos pyetjen, a më iku mua Gruevski nga Maqedonia? Për këtë Zaev duhet të jep sqarim”, tha Dimitrievski.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Egjipti dhe Rusia theksojnë se Izraeli duhet të ndalojë sulmet në Gaza

Në një telefonatë, dy diplomatët e lartë përsëritën se Izraeli duhet të…

VMRO: Dimitrov është përgjegjës për dështimin e fillimit të negociatave me BE-në

Në Kuvend po zhvillohet debat i ashpër rreth interpelancës ndaj Zv/kryeministrit për…

Rusia refuzon thirrjen për të çmilitarizuar zonën e centralit bërthamor Zaporizhzhia

Rusia ka refuzuar apelet për një çmilitarizim të plotë të zonës rreth…

Kosova dhe Serbia diskutojnë marrëveshjet e deritanishme më 16 nëntor në Bruksel

Prishtina dhe Beogradi konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre në takimin e Brukselit, ku…

Kasami: Nder dhe respekt që një figurë si Fatmir Limani, të bëhet pjesë e Lëvizjes Besa

Kryetari i Lëvizjes Besa, Biall Kasami sot edhe zyrtarisht në një konferencë…