Kryetari aktual i Kumanovës, Maksim Dimitrievski, ka reaguar pas përjashtimit të tij nga partia maqedonase në pushtet LSDM, si kandidat i së cilës i fitoi zgjedhjet lokale në Kumanovë në vitin 2017.

Në një raegim për media, Dimitrievski i cili në zgjedhjet lokale të tetorit do të garojë si i pavarur për Kumanovën, thotë se nuk dorëzohet dhe se ende është me bindje në LSDM.

Ai e mbështetë partinë edhe krahas siç thotë ai, manipulimeve të fshehta që u bënë ndaj tij.

“Jam thellësisht i dëshpëruar dhe më vjen keq për këtë vendim shvercer, në mesnatë të disa individëve të LSDM-së sime. Madje edhe ky vendim nuk është legjitim, sepse nuk është sipas statutit të LSDM-së. Vendimi për përjashtimin tim së pari duhet të sillet në seancë të bordit eksekutiv, e më pas në seancë të kryesisë qendrore të partisë. Informatat e mia thonë se këto seanca nuk janë mbajtur fare. Formalisht unë ende jam një anëtar i LSDM-së. Por, sido që të jetë, kjo tregon për kapacitetin demokratik në parti dhe e konfirmon qëndrimin tim që e kam thënë edhe më herët, se LSDM është uzurpuar nga disa persona të cilët me intriga dhe manipulime shkaktojnë dëshpërim të madh dhe dëm tek anëtarësia, simpatizuesit dhe mbështetësit, dhe duan që Kumanovën ta shndërrojnë në pashallëk. Kumanovarët nuk do ta lejojnë këtë”, thotë Dimitrievski në reagimin e tij.

Ai shton se me bindje ende është LSDM dhe këtë nuk guxon askush t’ia mohojë ndërsa më 17 tetor, siç shprehet ai, qytetarët do ta dëshmojnë se kush kujt i’a ka kthyer shpinën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…