Ekzistojnë organizata, të cilat, funksionojnë gati në formë shteti, sidomos ato që janë të kategorisë kushtetutare! Qeverisen, platformën e vet, programet e veta, strategjitë e veta i zbatojnë përmes organeve më të larta kolektive, ekzekutive, ligjvënse, ndërsa efektuohen përmes administratës. Këto organizata drejtohen nga kuadrot që i nënshtrohen meritokracisë dhe afiniteteve të natyrshëm, e kundërta e kësaj do të thotë falimentim, nënshtrim, poshtrim, vasalitet

Nga Mr. Abaz Islami

Me shpërbërjen e ish-shtetit jugosllav u shpërbënë edhe ish-organizmat kolektivë me kompetenca të padiskutueshme. E kësaj kategorie ishte dhe e ashtuquajtura “Bashkësia Islame e Jugosllavisë”, në të cilën aderonin detyrimisht të gjitha bashkësisë fetare islame të republikave dhe krahinave të atëhershme. Mëvetësimi i RMV-së, si i republikave të tjera, ia hapi shtegun edhe BFI së RMV-së të pavarësohet dhe, nga kategoria statutare të ngritet në atë kushtetuese. U mblodhën ajka e intelegjencies kombëtare e fetare dhe me vullnet të paluhatur i hynë një organizimi krejt të ri si të Institucionit ashtu dhe të jetës fetare islame në vend. U punua natë e ditë, në komisione të ndryshme, të ndihmuar nga shumë debate e propozime, nga shumë ligjërime profesionale e ndihma vëllazërore nga faktorë të ndryshëm në vend e në botë.
U ngrit sistemi i anëtarësisë, u centralizua buxheti, u krijua një sistem i ri financiar, u centralizua vakëfi, u punua në hartëzimin e vakëfit, u grumbulluan dokumenta, quke qenë në harmoni me faktorin politik mysliman u punua pa rreshtur për decentralizimin e vakëfit të nacionalizuar, u ngritën dhjetra iniciativa për rikthimin e vakëfit, u kompletuan dhe u dorëzuan dokumentat e parefuzueshme, u shpenzua mund e para, u kalua qindra orë nëpër zyrat gjyqësore duke mbrotjtur interesat e Institucionit.
Hartoheshin strategji e projekte, të cilat merrnin formë pas debateve publike, pas konsultimeve me bazën, pas miratimeve nga organi më i lartë i BFI-së (Meshihati, Rijaseti), pas miratimi nga Kuvendi i BFI-së dhe të organizmave të tjerë. Pra, punohej natë e ditë, sepse projktet e miratuara nëpër këta organe duhej të zbatoheshin! Organet mblidheshin gati çdo muaj, e jo si sot, një herë në vit!
Dikur në BFI hartoheshin strategji kombëtare, zhvilloheshin projekte kombëtare; dikur në zyret e BFI-së zhvilloheshin takime të rëndësishme dhe jetike për kombin në çastet kur po trokiste ora shqiptare, ndërsa sot, në ato zyre, zhvillohen takime me delegacionin rus, me përkrahës të Putinit që zhvillonin propagandë putiniane në prag të invazionit rus mbi Ukrainë!
A ishte i lehtë zbatimi i projekteve, a ishte financiarisht i gatshëm Institucioni për t’i hyrë projekteve? Gjithësesi që po, sepse, projektet mbështeteshin në preventiva të sakta e të sigurta financiare, bazoheshin në premtime të shumta vëllazërore për përkrahje të projekteve. Si shembull mund të merret Fakulteti i Shkencave Islame, Konvikti i Medresesë, meremetimi i shumë Xhamive të kategorisë me vlerë të veçantë historike e kulturore. Shtimi dhe dispersimi i paraleleve të Medresesë, profesionalizimi i sektoreve të dikurshëm të BFI-së. Kështu, me plotë kuptimin e fjalës, qeverisej dikur me BFI-në! Po sot?
Sot, me BFI-në, mjerisht, administrohet! Nuk dihet kush qeverisë, ndërsa perceptimi i lartë është se BFI administrohet, meqë është shndërruar në filiale të organeve shtetërore që patën strategjinë si ta devalvojnë, ta defaktorizojnë dhe ta sjellin në këtë derexhe ku është sot BFI! Me BFI-në nuk lejohet të vetëqeveriset, porse të administrohet, të zbatohen të tjera plane, që thurren jashtë zyrave dhe jashtë organeve të BFI-së, nga ata që në krye të BFI-së instaluan një person si Shaqir Fetai. Ata që e njohin këtë person, ata të cilët kanë punuar me këtë person, të gjithë flasin se Shaqir Fetai asnjëherë nuk ka shprehur interesim për ta kuptuar funksionimin dhe zhvillimin e këtij Instiitucioni, ai gjithnjë ka pasur qëndrime të ndërkryera, gjithmonë ka qenë indiferent, flegmatik, asnjëherë nuk është kyçur në debate, në propozime, edhe atëherë kur është përfshirë nëpër komisione kontributi i tij ka qenë zero. Ai u instalua në krye të BFI-së pa kurrfarë programi, ai edhe sot nuk ka një strategji të qartë se si të veprohet, ku të shkohet dhe ku të arrihet me BFI-në! Ai nuk di të veprojë as me Kushtetutë, as me statute të organeve as me rregullore të patjetërsueshme. BFI sot ka ngelur pa asnjë infrastrukturë juridike, sepse, dhe ato që ishin dikur “i amortizoi” Shaqir Fetai me makinerinë që nuk i bën hajër asnjë institucioni serioz!
Shaqir Fetai nuk është i aftë (sepse e ka hendikep mosnjohjen e arabishtes, turqishtes) të krijojë miqësi të reja! Miqësitë ai i “arrinë” përmes sekserëve të cilët duhet të paguhen, të shpërblehen, apo të dekorohen!
Ai ia paska dalur të realizojë një “projekt”! Ia paska arritur që ta bindë Shariken e EMB-së që t’ia financojë Fjalorin arabisht-shqip profesorit të nderuar, Mahir Hasanit! Punën dekadëshe të profesorit Shaqir Fetai e paraqet si projekt të vetin! Vjen botuesi në BFI, ndësa atë e pret Shaqir Fetai dhe në atë pritje mungon profesori Mahir Hasani! Nuk dihet kush e ka nënshkruar marrëveshjen e botimit, nuk dihen kushtet, nuk është e qartë nëse Shaqir Fetai ia ka dalur që t’i mbrojë të drejtat autoriale të profesorit! A nuk është kjo sjellje tipike e devalvuesëve të vlerave?
Shaqir Fetai i shfrytëzon rastet mortore, gëzimet familjare, sukseset e individëve dhe, mundohet të përfitojë pikë! Vijnë përfaqësues nga Meshihati i Sllovenisë e i Sanxhakut për ta nderuar merhumin, profesorin hafëz Bajram Ajetin, sepse e kanë pasur bashkëpunëtorë, mik e vëlla, ndërsa Shaqir Fetai i prezanton si mysafirë që kanë adhur ta takojnë Shaqir Fetain dhe të cilët këtij i paskan bërë fetesë dhe që ky i paska pranuar këto ftesa dhe u paska premtuar se do t’ua kthejë vizitat! A ka paftyrësi më të madhe se ky gjest hipokriti!
Ky edhe mysafirët i pret kot e kot, pa strategji e pa plan, edhe vizitat i bën pa plan e pa interes të përgjithshëm, mjafton që dikush ta ftojë, qoftë edhe për një vizitë të ndonjë “Qevapçillnice”!
Shaqir Fetai vetëmse duhet t’i “administrojë” dhe t’i zbatojë planet dhe projektet e atyreve që e instaluan në krye të BFI-së! Ka kush e qeverisë BFI-në, ajo duhet të jetë një “projekt” i adminstratës dytësore, një eksperiment i zbatueshëm vetëm prej çiftit të Shaqir Fetait!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Persekutimi sipas kaçikut

Diktatorët, ata që e rrëmbejnë pushtetin pa e merituar dhe me turlifarë…

“Reisi” Zoran Zaev dhe “politikani” Shaqir Fetai

Shaqir Fetai është shumë i vetëdishëm se është i pabesë, se nuk…

Joshja – manipulimi i turmës

Nietzche thotë se, zëri i kopesë do të vazhdojë të jehojë në…

Hajdutët profesionistë

Hajduti, pas vjedhjes, në të gjitha rastet detyrohet të betohet rrejshëm, pra…

E turpshme, dy dekada pas lufte, asnjë veprim nga drejtësia për dëmet dhe krimet

Shkruan: Ali Hertica / Krimet duhet të gjykohen dhe dëmet me vendim…