Dy makina, që ishin riregjistruar me targat Republika e Kosovës (RKS) rreth një javë më parë, janë djegur në Zubin Potok, bëri të ditur Policia e Kosovës.

Policia tha se dy persona, të nacionalitetit serb, kanë paraqitur rastin në polici, duke treguar se veturat e tyre ishin djegur rreth orës 02:30 nga persona të panjohur.

“Palët ankuese raportojnë se veturat e tyre kanë qenë të parkuara e lagjen e tyre, para shtëpive të banimit”, thuhet në njoftim.

Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, shkroi në Twitter se “strukturat ilegale të Serbisë po vazhdojnë të kërcënojnë serbët lokalë” në Zubin Potok.

“Mbrëmë, dy makina në pronësi të serbëve të Kosovës duket se u dogjën vetëm pse kishin targa RKS. Sipas marrëveshjes së Brukselit, këto janë targat e vetme legale në gjithë Kosovën”, shkroi ai.

Kjo nuk është hera e parë që në veri të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, janë djegur vetura me targa RKS.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ish-hakeri i CIA-s shpallet fajtor, WikiLeaksit i siguroi 8.761 dokumente për përgjime – zbuloi si janë hakuar telefonat dhe televizorët e mençur

Joshua Schulte, ish-hakeri që punoi për CIA-n amerikane, është shpallur fajtor për…

Nuk dihet fati i ligjeve të pakos së pestë ekonomike

Tensionet e një nate më parë në Kuvend duket se nuk janë…

Muki shpreson se shqiptarët do t’i gënjejë përsëri (VIDEO)

Nënkryetari i LSDMs, Muhamet Zekiri ka komentuar deklaratën e kryeministrit, Zoran Zaev…

Ambasadori i Rusisë viziton ushtrinë serbe afër kufirit në Jarinjë

Ambasadori i Rusisë në Beograd, Alexander Botsan-Kharchenko, ka vizituar ushtrinë serbe e…

Studimi: Cigaret elektronike mund t’ju ndihmojnë të lini duhanin

Debati për dobinë e cigareve elektronike si ndihmës për ndërprerjen e pirjes…