Kryekuvendari Glauk Konjufca ka thënë sot para mediave se procesi i liberalizimit të vizave nuk duhet të lidhet me dialogun me Serbinë.

Ai tha se dialogu mund të zgjasë.

“Do të ishte mirë që institucionet tona mos t’i lidhin liberalizimin e vizave me dialogun që ka të bëjë me Serbinë. Nëse dikush mendon që liberalizimi i vizave duhet të vendoset si kush shtesë për Kosovën në relacion me dialogun me Serbinë, ky është lajm shumë i keq për qytetarët meqenëse kriterët për plotësimin e të gjitha kushteve, Kosova i ka përmbyllur në vitin 2017. Prej 2018 çdo zyrtar evropian ka thënë që Kosova i ka plotësuar kushtet”.

“Liberalizimi i vizave nuk duhet të përzihet me dialogun me Serbinë. Dialogu mund të zgjatet me vite të tëra, nuk përjashtohet ajo mundësi. Por vështirë është të përfundojë shpejt dialogu kur Vuçiqi mendon që mund të marrë diçka në Kosovë me këto qëndrime të tij, dialogun mos e përjashtoni që mund të zgjasë me vite por liberalizimi i vizave s’mund të lidhet me këtë proces sepse qytetarët mbesin peng pastaj”, tha kreu i Kuvendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…