UASHINGTON, 2 nëntor – Presidenti Joe Biden do të flasë për dhunën “e tmerrshme” politike në një fjalim nga Kongresi të mërkurën, thanë këshilltarët e Shtëpisë së Bardhë, një temë e nxehtë në prag të zgjedhjeve javën e ardhshme.
“Mesazhi i tij pritet të jetë, ashtu si edhe disa herë të tjera muajt e fundit, se ka shumë gjëra të rëndësishme fati i të cilave përcaktohet në këto zgjedhje, përfshirë demokracinë,” tha zëvendës Shefja e Personelit të Shtëpisë së Bardhë Jen O’Malley Dillon.
Fjalimi do të mbahet në sfondin e sulmit vdekjeprurës të 6 janarit në Kongres vitin e kaluar dhe sulmit të fundjavës ndaj bashkëshortit të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, tha këshilltarja e lartë e Shtëpisë së Bardhë, Anita Dunn.
“Ai do të mbajë fjalimin nga Kapitoli .. sepse më 6 janar pamë dhunën që synonte përmbysjen e proceseve demokratike”, tha zonja Dunn.
“Rreziku i dhunës politike dhe ideja se mund të përdoret dhunë për të çuar përpara synimet politike konsiderohet e neveritshme nga shumica e amerikanëve. Ky qëndrim i bashkon pothuajse të gjithë amerikanët. Ne kemi parë gjëra të tmerrshme të ndodhin kohët e fundit”.
Autori i Sulmit ndaj zotit Pelosi donte të merrte peng kryetaren Pelosi. Ai kërcënoi se do t’i thyente gjymtyrët, thanë prokurorët.
Më shumë nga